Internet

Lëshohen e API-të e Google+

Sep 18 2011
0 Shpërndarje
Lëshohen e API-të e Google+

Google ka lëshuar API-të e para për Google+ ashtu që zhvilluesit mund të fillojnë punën me rrjetin shoqëror dhe të planifikojnë aplikacione për të.

Grumbulli i parë i API-ve ua mundëson zhvilluesve marrjen e vetëm të dhënave publike nga profilet e përdoruesve në një mënyrë vetëm-lexo dhe numri i aplikacioneve do të jetë i kufizuar për momentin.

Google e sheh këtë lëshim fillestar të API-së si hapin e parë në ndërtimin e një platform më të fuqishme dhe më të ndërlikuar për zhvilluesit. “Për të gjthë ju zhvillues që keni pyetur për një API të Google+, ky është fillimi. Hulumtoni me to. Ndërtoni aplikacione në të. Na jepni ne reagime dhe ide” shkruan Chris Chabot nga skuadra e Google+ që mirret me raportet e këtij rjeti me zhvilluesit, në një postim në blog./cio.al

Lajmet e fundit>