Mobile

Lansimi i jailbreak për iOS 5.1.1, çështje ditësh

May 22 2012
0 Shpërndarje
Lansimi i jailbreak për iOS 5.1.1, çështje ditësh

Hakerët thonë se tashmë është çështje ditësh para se të lansohet jailbreak i ri për pajisjet e Apple që operojnë me versionin iOS 5.1.1, që është versioni i fundit i sistemit operativ për iPhone dhe iPad.

Pjesa e kodit që do të përkrahë pajisjet me çipin A5 të Apple – iPhone 4S, iPad 2 dhe iPadi i ri – do të përkrahë vetëm iOS 5.1.1, që nënkupton se përdoruesit duhet të përditësohen në versionin më të fundit të softuerit para se të fillojnë ta përdorin jailbreak-un e ri.

Jailbreak i ri siç duket do t’i shtohet treshes ekzistuese të aplikacioneve jailbreak. Me përdorimin e jailbreak, përdoruesve të iPhone ose iPad u mundësohet tejkalimi i App Store, dhe ngarkimi i aplikacioneve të palëve të treta nga burimet e tjera, dhe njëkohësisht kodit të pafirmosur i ofrohet çasje në një mori skedarësh të bllokuar në pajisje.

Një cicërimë e postuar fundjavën e kaluar nga një haker me nofkën @pod2g njoftoi zhvilluesit dhe përdoruesit: “Se falë punës fantastike të @planetbeing dhe @pimskeks, ne jemi pothuajse gati për lëshimin e ri. Tani është vetëm çështje ditës.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>