Slider

Leonardo DiCaprio nuk do të luajë Steve Jobs-in në filmin e ardhshëm biografik

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
Leonardo DiCaprio nuk do të luajë Steve Jobs-in në filmin e ardhshëm biografik

stevejobs.0_standard_800.0Leonardo DiCaprio nuk është më në bisedime për të luajtur Steve Jobs-in në filmin e ardhshëm biografik të shkruar nga Aaron Sorkin, tregon Hollywood Reporter.

Ky film ka qenë prej kohësh duke u përgatitur dhe është ndryshimi i dytë më i madh që i është bërë gjatë këtij viti: në fillim, David Fincher ishte në bisedime për ta udhëhequr atë me Chrisian Bale-in si yllin e filmit, por gjatë muajit prill, studioja vendosi që t’ia besojë atë Danny Boyle-it, që është regjisor i Slumdog Millionaire, me DiCaprio-n si udhëheqës të tyre.

Reporter tani thotë që Bale është kthyer në listën e emrave të mundshëm që mund ta luajnë Jobs-in. Afër tij thuhet të jetë Matt Damon, Ben Affleck dhe Bradley Cooper – ndonëse Reporter sugjeron që Affleck është një zgjedhje me pak mundësi për shkak të konflikteve në orar.

Nuk ka sugjerime se kush mund të jetë kandidati udhëheqës, por paraqitja e serishme e Bale-it këtu sugjeron që studioja me siguri e sheh atë si të duhur për këtë pozitë. Kjo mbetet të shihet në filmin i cili ende nuk është treguar se kur mund të jetë në dispozicion për t’u shikuar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>