Harduer

Lenovo zgjeron tregun

Apr 1 2011
0 Shpërndarje
Lenovo zgjeron tregun

Kompania Lenovo ka vendosur të zgjerohet në tregun e gjerë të kompjuterëve me anë të linjës së shpërndarjes të Best Buy. Prodhuesi i PC-ve, që kryesisht njihet me brendet ThinkPad, viteve të fundit ka filluar të futet më të madhe në tregun e konsumatorëve të PC-ve. Edhe pse inovoi dizajnë interesant ajo vazhdonte të mbetej një brend biznesor në SHBA.

Në bazë të marrëveshjes së re me zingjirin e dyqaneve Best Buy, Lenovo do të prodhoj PC e dedikuar për tregun e gjerë të konsumatorëve në mënyrë më të drejtpërdrejt. Lenovo do të ofroj laptopët B560, IdeaPad Z565 dhe V560 në më shumë se 1000 pika shitëse të Best Buy anembanë SHBA-ve. Lenovo tashmë kishte një marrëveshje me njësinë biznesore të Best Buy dhe për shitje online. Nën atë marrëveshje, Best Buy shiti kompjuterët desktop IdeaCentre dhe laptopët ThinkPad. Me më shumë produkte në vitrinat e Best Buy, duket që Lenovo ka filluar të bëhet më agresiv për daljen në tregun e gjerë.

Lajmet e fundit>