Business & Management

Lenovo thyen barrierën e llaptopëve 800 dollarësh

Jun 4 2012
0 Shpërndarje
Lenovo thyen barrierën e llaptopëve 800 dollarësh

Lenovo ka thyer barrierën e llaptopëve 800 dollarësh, duke lëshuar llaptopët e serisë IdeaPad U që janë të hollë dhe të lehtë me procesorët e fundit të Intel me çmim prej 749 dollarëve.

Modelet e reja përfshijnë IdeaPad U310, që ka një ekran prej 13.3 inçësh dhe U410, me ekran 14 inç. Opsionet e procesorëve për ultrabookë përfshijnë procesorët e rinj të Intelit Core i3 dhe i7 të quajtur Ivy Bridge, që do të ofrojnë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë dhe rritje të shpejtësisë për llaptopët.

U310 fillon me çmimin prej 749 dollarë dhe ofron deri shtatë orë jetëgjatësi të baterisë. Ultrabooku është 18mm i hollë dhe peshon 1.7 kg. Ultrabooku mbështet memorie deri 4GB DDR3 dhe ngarkesë në disk deri 500GB.

U410 fillon me çmimin prej 799 dollarë dhe ofron deri nëntë orë jetëgjatësi të baterisë. Ai mbështet 1TB të ngarkesës dhe 8GB ngarkesë të hard diskut. Kartela grafike GeForce nga Nvidia është e mundshme si opsion për lojëra. Ultrabooku peshon 1.8 kg dhe është 21 mm i hollë.

Ultrabookët janë të dizajnuar për të bashkuar veçoritë e tabletëve me dizajnin e llaptopëve të rinj dhe të përfshijnë jetëgjatësi të madhe dhe lidhshmëri të pandalur. Ultrabookët e rinj mund të lidhen në Internet ku në formën “standby” mundëson përditësimin e e-mailit, furnizuesve të rrjeteve sociale dhe veprimtarive të tjera në kohë reale. Ultrabookët rikthehen nga opsioni “standby” për 1 sekond, tha Lenovo. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>