Business & Management

Lenovo synon ta kaloj HP-në

Jun 5 2012
0 Shpërndarje
Lenovo synon ta kaloj HP-në

Lenovo është duke punuar që të tejkaloj Hewlett-Packardin që njihet si top prodhuesi i kompjuterëve personal në botë dhe ekzekutivët mendojnë që shtyrja e ultrabookëve është rruga e duhur për ta realizuar këtë qëllim.

“Ne jemi të sigurt që kjo do të rrisë biznesin tonë,” tha Nick Reynolds, drejtor ekzekutiv i lëshimit të prodhimit në mbarë botën për Lenovo. “Lenovo vlerësohet si numri 2 në botë për të gjitha shitjet e PC-ve. Ne duam që ta marrim primatin e prodhuresit më të madh në botë.”

Dhe Reynlods tha që ndërmarrja e tij planifikon të përdor linjën e vet të rritjes së ultrabookëve për të ja zënë ulësen HP-së, e cila e ka mbajtur për një kohë të gjatë këtë pozitë.

Sipas Charles King, analist në ndërmarrjen Pund-IT, kjo nuk paraqet një mendim joreal.

“Duket tërësisht e mundshme,” tha King. “Ndërmarrja është duke u vendosur shumë fuqishëm – derisa HP ka qenë në një çrrellugim serioz me ndryshimet në udhëheqje, dhe një riorganizim i theksuar i sistemeve të veta personale, duke formuar dhe paramenduar grupet. Me fjalë të tjera, tani është koha ideale për ta tejkaluar HP-në.” (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>