Business & Management

Lenovo i rikthehet fitimit pavarësisht rënies globale të shitjeve të kompjuterave

May 25 2017
0 Shpërndarje
Pranë Lenovo shitjet ranë me 1% megjithatë kompania vijon të jetë lider me 21.4% të tregut. Duke parë këtë trend Lenovo gradualisht ka filluar të kthejë fokusin drejt telefonëve dhe qendrave të të dhënave. Lenovo i rikthehet fitimit pavarësisht rënies globale të shitjeve të kompjuterave Photo Source: Reuters

Grupi Kinez Lenovo njëherazi prodhuesi më i madh në botë i kompjuterave personalë, tha ditën e Enjte se i është kthyer fitimit në 2016-ës pas një vitit në rënie si rezultat i rënies së shitjeve të kompjuterave.

Fitimi ishte 535 milion dollar vitin e kaluar, një kthesë dramatike nga 128 milion dollar humbje në 215-ën. Po pvarësisht lajmeve të mira, fitimi ishte poshtë pritshmërive të analistëve prej 569 milion dollar.

Të ardhurat ranë me 4% në 43 miliard dollar. Sipas firmës analitike Gartner shitjet e kompjuterave vijuan rënien për tre mujorin e 10 me radhë duke rënë poshtë 63 milion njësive për herë të parë nga 2007-ta.

Pranë Lenovo shitjet ranë me 1% megjithatë kompania vijon të jetë lider me 21.4% të tregut. Duke parë këtë trend Lenovo gradualisht ka filluar të kthejë fokusin drejt telefonëve dhe qendrave të të dhënave.

Megjithatë konkurrenca u shtua kur rivali tjetër Kinez Huawei vendosi të hynte në këtë sektor. Lenovo konkurron gjithashtu me Huawei edhe në biznesin e telefonëve mobil. /CIO Albanian

Tags >

Lenovo
Lajmet e fundit>