Harduer

Lenovo me Smart TV

Jan 9 2012
0 Shpërndarje
Lenovo me Smart TV

Gjatë fundjavës Lenovo njoftoi për televizorin e tyre të parë të mençur, Smart TV që do të njoh komandat zanore dhe do të operoj me aplikacione në Android 4.0. Kjo e shpien Lenovon një hap para kompanisë Apple e cila supozohej se është duke punuar në këtë drejtim. 

Televizori K91 Smart TV do të ofroj të gjitha funksionet e televizorëve klasik, por do të përfshijë edhe kontrollin me anë të zërit dhe mundësi të ndryshme argëtimi me anë të konzollave të lojërave, deklaruan nga Lenovo. Përdoruesit mund tu qasen mijërave aplikacioneve që operojnë në Android 4.0, të shkarkojnë përditësimet e reja nga shërbimi LenovoCloud, dhe të qasen në përmbajtjeve personale multimediale apo të komunikojnë me rrjetet e ndryshme shoqërore.

Samsung dhe LG kanë qenë të pranishme në tregun e televizorëve të mençur në të cilët përdoruesit mund të operojnë aplikacione të ndryshme si lojëra dhe huazime filmash nga shërbime si Netflix. Edhe Apple spekulohet që ka qenë e interesuar për këtë teknologji, këto spekulime kryesisht kanë bazën në autobiografinë e fundit të Steve Jobs ku shkruan se “Apple ka qenë duke përfunduar idenë e krijimit të televizorëve lehtë të përdorshëm”. Megjithatë, Lenovo pritet të shkoj një hap para duke mënjanuar nevojën për telekomandën pasi nuk do të ju nevojitet të përdorni butonat për të ndërruar kanalet, por vetëm zëri juaj.

TV i parë do të jetë një IPS panel 42 inçësh dhe ekran 3D LED 55 inçësh që do të ketë SRS TruSurround zërim dhe kamerë 5 megapikselësh për videokonferencë si dhe kontrollin prindëror. Do të operoj në procesor dy bërthamor Qualcomm 8060 në 1.5 GHZ me GPU të integruar, 1 GB RAM dhe 8 GB të hapësirës të brendshme. Si zakonisht produktet e para të kompanisë Lenovo shfaqen në Kinë, për tu zgjeruar më pas në tregun ndërkombëtar.

Lajmet e fundit>