Harduer

Lenovo me çipa të rinj në ThinkPad

Jan 5 2012
0 Shpërndarje
Lenovo me çipa të rinj në ThinkPad

Gjenerata e re e laptopëve ThinkPad do të kenë teknologji të dorës së parë me procesorët Core të gjeneratës së tretë të Intel dhe interkonektimin me Thunderbolt, që për momentin përdoret vetëm në laptopët e Apple.

ThinkPad X1 Hybrid do të jetë laptopi më i hollë i serisë ThinkPad i Lenovos. Ndërsa ThinkPad S430 do të jetë laptopi i parë i Lenovos që do të përfshijë Thunderbolt si një teknologji ndërlidhëse që konsiderohet rivale e teknologjisë USB 3.0.

ThinkPad X1 Hybrid do të jetë i targetuar për përdoruesit biznesor me një çmim prej 1599$ dhe do të jetë në dispozicion në çerekun e dytë të këtij viti. Laptopi do të peshoj 1.8 kilogram dhe do të shfaqet në CES në Las Vegas gjatë javës së ardhshme.

ThinkPad Edge S430 vjen me një ekran 14 inçësh dhe do të jetë në dispozicion në qershor të këtij viti me një çmim prej 749$.

Të dy këta laptop do të jenë ndër të parët që do të përdorin procesorët e gjeneratës së tretë të serisë Core të Intel që akoma nuk janë zyrtarizuar. Këta procesorë janë të bazuar në mikroarkitekturën me emrin kodues Ivy Bridge dhe do të jenë në dispozicion në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo infrastrukturë konsiderohet si pasardhëse e procesorëve me emrin kodues Sandy Bridge, në krahasim me të cilët do të ofroj jetë më të gjatë baterie dhe grafikë më të mirë në laptop.

 

Lajmet e fundit>