Slider

Lenovo lançon broadband-in e celularëve, pas kontratë për laptopët ThinkPad

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Lenovo lançon broadband-in e celularëve, pas kontratë për laptopët ThinkPad

Zgjidhni notebook-ët ThinkPad të ndërtuar me një modul 3G brënda tyre dhe mund të keni akses në një shërbim celular broadband pa kontratë, e ofruar nga Lenovo që do të ofrojë një akses mbi kërkesë (on-demand) në Internet, njoftoi kompania të hënën.

Shërbimi “paguaj ndërsa ikën” (pay-as-you-go), aksesi mbi celulalërt, është i disponueshëm në SHBA dhe 9 vende europiane, përfshirë këtu Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë.

Në shërbimin e ofruar, Lenovo tha në një deklaratë, se kompania kërkoi t’i ofronte përdoruesve mundësi zgjedhjesh më fleksible, duke blerë aksesin në këtë broadband.

Për shembull, përdoruesit mund të paguajnë 1,95$ për 30 minuta, me akses deri në 30MB të dhënash ose të paguajnë 8.95$ për një akses komunikimi 24/7 dhe deri në 200MB të dhëna aksesi në Internet. Përdoruesit mund të zgjedhin një plan mujor me akses nga 2GB deri në 6GB të dhënash. Çmimet variojnë në varësi të vendit. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>