Harduer

Lenovo e treta në tregun global të PC-ve

Jul 14 2011
0 Shpërndarje
Lenovo e treta në tregun global të PC-ve

Kompania Lenovo tani renditet në pozitën e tretë në tregun global të shitjes së PC-ve duke kaluar kompaninë Acer dhe i është afruar kompanisë Dell në pozitën e dytë, shkruan në një raport të IDC-së të publikuar të mërkurën.

Përfitimi më i madh i Lenovo-s vjen nga rritja stabile në tregun e Azisë dhe Paqësorit dhe një ekspansion i kanaleve distributore në më shumë regjione, shkuan IDC. Acer ka rënë për një pozitë pas problemeve të shumta siç ishte largimi i CEO-së së kompanisë, Gianfranco Lanci në muajin mars, dhe keq menaxhimin e kanaleve distributore në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Distribuimet e Lenovos janë rritur për 22.9% gjatë çerekut të dytë, që është më pak se nga parashikimet për këtë çerek. Në mbarë botën, shpërndarjet e PC-ve arritën në 84.4 milionë njësi gjatë çerekut të dytë që është një rritje prej vetëm 2.6% në krahasim me çerekun e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan në raportin e IDC. Në dy pozitat e para të renditjes të prodhuesve të PC-ve janë Hewlett-Packard dhe Dell.

Rënia në shpërndarjen e PC-ve vjen si pasojë e rritjes së interesimit në tableta dhe statusin e dobësuar për shpenzime nga konsumatorët dhe bizneset si pasojë e krizës dhe gjendjes të pasigurt ekonomike. Kjo rënie e kërkesave është vërejtur në SHBA dhe Evropën Perëndimore, e ngjashëm ka rënë edhe shpërndarja e netbook-ëve. Në anën tjetër në Azi dhe Paqësor, shpërndarjet kanë shënuar rritje me mbi 12%.

Lenovo gjatë çerekut të dytë ka shpërndarë 10.3 milionë PC, derisa Acer 9.2 milionë njësi që është 10.1% më pak se Lenovo. Lenovo gjatë çerekut të dytë zotëronte 12.2% të tregut, duke iu afruar kompanisë Dell që ka 12.9%. HP vazhdon të udhëheq me 18.1% të tregut, me shpërndarje prej 15.2 milionë njësi gjatë çerekut të dytë, që është një rritje prej 3% krahasuar me çerekun paraprak.

Lajmet e fundit>