Technology

Lenovo dyfishon të ardhurat

May 24 2012
0 Shpërndarje
Lenovo dyfishon të ardhurat

Të ardhurat neto të prodhuesit kinez të pajisjeve kompjuterike në çerekun e fundit të vitit fiskal janë dyfishuar. Të ardhurat janë rritur me 59% derisa prodhuesi i dytë në botë i kompjuterëve ka shënuar rritje në tregjet e konsoliduara dhe ato të reja.

Kompania kineze ka raportuar të ardhura neto prej 67 milionë dollarësh gjatë çerekut fiskal që ka përfunduar me 31 mars. Kurse para një viti të ardhurat ishin 42 milionë dollarë.

Shitjet e Lenovos kanë arritur në 7.5 miliardë dollarë, një rritje kjo prej 54% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa shpërndarjet e kompjuterëve janë rritur për 44% krahasuar me vitin 2011.

Vitin e kaluar Lenovo ishte ngritur nga pozita e katërt në pozitën e dytë duke tejkaluar kompanitë si Acer dhe Dell, për t’u renditur menjëherë pas gjigantit HP. Edhe përkundër rënies në tregun e kompjuterëve për shkak të daljes së iPad të Apple, rezultatet e Lenovos megjithatë janë inkurajuese.

Tregu më i madh i Lenovos është Kina ku kjo kompani mbizotëron tregun e kompjuterëve për më shumë se një dekadë, ndërsa vitin e kaluar shpërndarjet e kompjuterëve në këtë shtet janë rritur për 22.7%. Në fakt, Kina është tregu më i madh i kompjuterëve, e gjithashtu kontribuon më së shumti në shitjet e Lenovos me 39%.

Në tregun global Lenovo ka shënuar rritje prej 43% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa në tregjet e konsoliduara si ShBA dhe Japoni, shitjet e kompanisë janë rritur për 85%. Këto tregje përbëjnë rreth 45% të të hyrave të kompanisë. (CIO Albanian)

Tags >

Lenovo
Lajmet e fundit>