Harduer

Lenovo do të lansoj ThinkPad Ultrabook X1 Carbon

Aug 7 2012
0 Shpërndarje
Lenovo do të lansoj ThinkPad Ultrabook X1 Carbon

Sot është 20 vjetori i markës ThinkPad, i cili u krijua nga IBM dhe i’u shit Lenovo-s në vitin 2005. Për të festuar këtë ngjarje, Lenovo sot lajmëroi lansimin e notebookut të saj më të ri ThinkPand X1 Carbon në një konferencë në Pekin.

ThinkPad X1 Carbon është një Ultrabook 14 inçësh që peshon më pak se 1.3 kg dhe ka një jetëgjatësi baterie prej 8 orësh.

Në përputhje me emrin, ajo është e ndërtuar me një fibër karboni e cila, sipas Lenovos, shton fortësinë e vet duke ruajtur në të njëjtën kohë statusin që ka si “utrabooku 14 inç më i lehtë në botë”. Është gjithashtu i shpejt, duke përfshirë këtu një start- up që e bën për 20 sekonda.

“Në vija të përgjithshme, Ultrabooku është drejtimi i duhur. Është nisja e udhëtimit, dhe jo destinacioni” tha Dilip Bhatia, menaxheri i Lenovo ThinkPad për PCWorld. “Në të vërtetë do të shihni që notebookët do të bëhen gjithnjë e më të hollë, më të lehtë do do të kenë mundësi lidhjeje direkte me internetin. Kështuqë nuk jam i shqetësuar për të.”

Bhatia tha gjithashtu se çmimi agresiv do të ndihmoj në adoptimin e ultrabookut. ThinkPad X1 Carbon i Lenovo do të dalë në treg më vonë këtë muaj, duke filluar me një çmim prej 1299 dollarë, duke e bërë atë një nga Ultrabookët më të shtrenjtë që janë në treg, aktualisht. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>