Business & Management

Lenovo dëshironte vërtet ta blinte BlackBerry-n

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Lenovo dëshironte vërtet ta blinte BlackBerry-n

lenovo-logoThashethemet se Lenovo do të blinte BlackBerry-n mund të kishin rezultuar të vërteta nëse nuk do të kishte ndërhyrë qeveria kanadeze në mes.

Lenovo, prodhuesi më i madh i PC-ve në botë, ishte mjaft i interesuar për blerjen e BlackBerry-t. Madje, kompania kishte nënshkruar edhe një marrëveshje të fshehur për të parë me vëmendje librat kontabël të kompanisë.

Por, sipas një raporti të publikuar në Globe and Mail, qeveria kanadeze e paralajmëroi BlackBerry-n për çështje sigurie kombëtare që mund të ngriheshin nëse kompania do të blihej nga një kompani kineze, pasi blerja mund të dëmtonte marrëveshjet që të dyja kompanitë do të bënin.

Në këtë publikim, një burim i qeverisë kanadeze u shpreh se: “Ne jemi gjithmonë të hapur për investimet e huaja dhe veçanërisht për ato kineze, por jo deri në atë pikë ku mund të cënohet siguria kombëtare. Nuk besoj se njerëzit do të çuditen nga një shqetësim i tillë.”

Mesa duket, mesazhi i Otavës e ka eliminuar një shitje të mundshme të BlackBerry-t tek kinezët, pasi kanadezët nuk bënë asnjë propozim të mundshëm për Lenovo-n. Globe and Mail shkruan se nëse do t’u kishin bërë një ofertë shitjeje, do të kishte shumë mundësi që kompania të blihej nga kinezët, duke qenë se këta të fundit ishin mjaft të interesuar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>