Business & Management

Larry Ellison ulet nga pozita si CEO i Oracle, por mbetet pjesë e kompanisë

Sep 19 2014
0 Shpërndarje
Larry Ellison ulet nga pozita si CEO i Oracle, por mbetet pjesë e kompanisë

German_Sailing_Grand_Prix_2006_Oracle640Bashkë-themeluesi dhe CEO-ja i gjigantit softuerik Oracle, Larry Ellison, është ulur në pozitë nga posti i tij i deritanishëm për të zënë karrigen e shefit ekzekutiv dhe zyrtarit të lartë të teknologjisë.

 

Ky ndryshim është vënë në efekt menjëherë, raporton CNBC. Në vendin e tij do të jenë dy CEO, Mark Hurd dhe Safra Catz, që mbajnë titullin dhe ndajnë përgjegjësitë, tha kompania.

Prodhimi, çështjet ligjore dhe financiare do të menaxhohen nga Catz, ndërsa njësia për shitje, shërbime dhe biznese do të udhëhiqet nga Hurd.

Ellison nuk është duke shkuar askund në fakt. Sipas raportit, ai ende do të punojë me orar të plotë në kompani në rolin e ti të ri, me përgjegjësinë për softuerët dhe inxhinierinë harduerike.

Edhe Hurd edhe Catz kanë qenë presidentë të Oracle që nga viti 2010. Hurd ishte më parë kryetar dhe CEO i Hewlett-Packard, por u ul nga ajo pozitë pas një stuhie të gjërave të debatueshme sa i përket anës financiare dhe të korporatës në përgjithësi.

Catz, që është momentalisht edhe si CFO-ja i kompanisë, ka qenë në Oracle që nga viti 2009. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>