Karriere

Largohet nga WhatsApp bashkëthemeluesi Brian Acton

Sep 13 2017
0 Shpërndarje
Një alumni i Stanford, Acton themeloi WhatsApp në bashkëpunim me emigrantin Ukrainas Jan Koum në 2009. Largohet nga WhatsApp bashkëthemeluesi Brian Acton

Brian Acton, bashkëthemeluesi i WhatsApp, tashmë në pronësi të Facebook do të largohet nga kompania e platformës së komunikimit për të nisur një fondacion të ri tha ai ditën e Enjte.

Acton shpenzoi tetë vite pranë WhatsApp të cilin Facebook e bleu në 2014-ën për 19 miliard dollar.

Një alumni i Stanford, Acton themeloi WhatsApp në bashkëpunim me emigrantin Ukrainas Jan Koum në 2009.

“Pas 8 vitesh pranë WhatsApp, kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time,” shprehej Brian në një postim në rrjetin social Facebook.

Sot WhatsApp është aplikacioni më i përdorur në botë i komunikimit me mbi 1 miliard përdorues aktivë në muaj, 450 milion më shumë sesa kishte kur u ble nga Facebook.

Dyshja kishte punuar tek Yahoo përpara se të fillonte WhatsApp. /CIO Albanian

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>