Karriere

Largohet Steve Jobs, tani Tim Cook si CEO i Apple

Aug 25 2011
0 Shpërndarje
Largohet Steve Jobs, tani Tim Cook si CEO i Apple

Gjatë të mërkurës është lajmëruar nga Apple se bashkë-themeluesi i ndërmarrjes Apple, Steve Jobs, është larguar nga pozita si CEO në këtë ndërmarrje dhe Tim Cook, zyrtari më i lartë operativ në këtë ndërmarrje, është emëruar si zëvendësues i tij.

“Unë gjithmonë e kam thënë nëse do të vijë ndonjëherë një ditë kur unë nuk do të mund t’i takoja detyrat dhe shpresat e mia si CEO i Apple, unë do të isha i pari që do të ju informoja. Fatkeqësisht, ajo ditë ka ardhur” ka shkruar Jobs në një letër për punëtorët e ndërmarrjes Apple.

Jobs ka pasur kancer gjatë viteve të fundit dhe, në janar, është larguar për një kohë të pacaktuar, për t’u përqëndruar në shëndetin e tij. Një zëdhënës nga Apple nuk pranoi të tregonte se pse në këtë kohë dha dorëheqje Jobs. Ai pranoi që të dorëhiqte dhe këshilloi që si zëvendësues të ishte Cook.

Jobs është zgjedhur si kryetar i bordit të Apple dhe Cook është bërë anëtar i bordit, thuhet në deklaratë.

“Unë besoj që ditët e ndritshme dhe inovative të Apple janë përpara. Dhe unë do të mundohem që të vëzhgoj dhe kontribuoj në suksesin e saj në një rol të ri,” shkruajti Jobs në letër.

Si kryetar i Apple, Jobs do të vazhdojë të drejtojë Apple-in “me depërtimet, kreativitetin dhe frymëzimin unik të saj,” tha kryetari i Genentech dhe anëtari i bordit të Apple, Art Levinson, në një deklaratë. “Vizioni dhe udhëheqja e jashtëzakonshme e Steve ruajti Apple dhe e udhëhoqi në pozitën e vet si ndërmarrja më e çmuar dhe më invoative në botë.”/cio.al

Lajmet e fundit>