Harduer

Laptopi i ri i serisë 7 të Samsung-ut do të ketë ekran 3D dhe ngjyrë e verdhë

Aug 18 2012
0 Shpërndarje
Laptopi i ri i serisë 7 të Samsung-ut do të ketë ekran 3D dhe ngjyrë e verdhë

Samsung është gati të riprezantojë serinë 7 të laptopëve të tij të krijuar për lojra. Pajisjet e reja do të kenë ngjyrë të verdhë, ekran 3D si dhe ndërtim të brendshëm të ri me Ivy Bridge.

Seria 7 do të ketë grafikë më të mirë si dhe ruajtje më të shpejtë të të dhënave me anë të SSD. Po ashtu, do të ketë edhe një HDD me kapacitet 1TB.

Më detajisht, seria e re 7 e Samsung-ut do të ketë një Intel Core i7 3610QM me madhësi 3.3 GHz, 8GB DDR3 RAM (që mund të rritet deri në 16GB), AMD Radeon HD 7870M, 128 GB SSD për OS, 1TB HDD si kujtesë dytësore, ekran 17.3 inç SuperBright Full HD 1080p (1920×1080) me panel LED dhe me mbështetje 3D, ftohës të përmirësuar si dhe Windows 7 Home Premium Edition.

Të gjitha këto brenda një laptopi me ngjyrë të verdhë.

Laptopët për lojra të serisë 7 do të fillojnë të dërgohen në Azi në mes të gushtit për 2650 dollarë.

Nuk ka asnjë të dhënë se kur ka në plan Samsung-u ta nxjerrë në tregjet e SHBA dhe në vendet e tjera të botës. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>