Harduer

Laptopët e serisë G të MSI azhurnohen me GeForce GTX 680M

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
Laptopët e serisë G të MSI azhurnohen me GeForce GTX 680M

E prezantuar para disa kohësh, MSI së fundmi azhurnoi notebookët e vet GT60 dhe GT70 për të ofruar procesorë më të shpejt grafik me anë të Nvidia. Me një çmim prej 1900 dollarësh, GT60 vjen me një ekran 15.6 inçësh 1080p, Intel Core i7-3610QM, një GeForce GTX 680M, 4GB memorje GDDR5, 12GB DDR3 1600MHz RAM, një HDD 750GB 7200RPM dhe një lexues/shkrues DVD.

Për 2600 dollarë GT70 rrit akoma më shumë vlerat më ekran 17.3 inç 1080p, dual 128GB SSD bashkë me një HDD 750GB, 16GB RAM, një lexues/shkrues Blue Ray dhe një port të dytë USB 2.0. Pesha e saj rritet nga 3.49kg në 3.9kg.

Të dyja makineritë kanë një tastierë me dritë të pasme e krijuar në bashkëpunim me SteelSeries, një kartelë rrjeti nga Killer Gaming, bokse me amplifikatorë, një Ueb kamera 720p, 802.11b/g/n Wi-Fi, tre porte USB 3.0, një port eSATA si dhe dalje VGA dhe HDMI 4.1.

Sistemi vjen me një bateri me 9 qelizore, edhe pse MSI nuk ofron një parashikim të kohëzgjatjes së baterisë. “Jo shumë” është një hamendësim i denjë nëqoftëse jeni duke bërë procese intenzive, pasi vetë GTX 680M ka një TDP 100W.

E bazuar në testet e veta, Kepler GPU do të ketë korniza të kënaqshme duke luajtur pjesën më të madhe të lojërave të fundit në shpejtësi normale. Një notebook i ngjashëm me GT70 ofron diku te 40fps dhe 60fps kur luhen lojëra si Max Payne 3, Dirt Showdown, Alan Wake, Batman: Arkham City, TES V, Skyrim dhe Crysis 2 në grafikë maksimale. (CIO Albanian)

Tags >

MSI
Lajmet e fundit>