Business & Management

Lansimi i Trinity Desktop nga AMD shtyhet për tetor

Jul 16 2012
0 Shpërndarje
Lansimi i Trinity Desktop nga AMD shtyhet për tetor

E mbani mend kur raportohej vazhdimisht se tetori do të ishtë muaji kur do të lansohej Vishera AM3+ CPU i AMD-së?

Me sa duket ai muaj do të jetë shumë i zënë për AMD-në, pasi raportet e fundit nga Digitimes tregojnë se prodhimi i Trinity APU është shtyer nga muaji gusht për në muajin tetor.

Kjo shtyrje vjen si pasojë e një kombinimi në prodhim me dizajnin që çipat e APU kanë paraqitur si problem.

Publikimet thonë se prodhuesit e pllakës amë po nxitojnë për të rregulluar këtë të papritur në planet e tyre.

Kur u pyetën zyrtarët e AMD-së rreth këtij fakti, ata thjeshtë u përgjigjën se prodhuesit po ecnin sipas një plani të caktuar, por duke parë se nuk ka asnjë fjalë zyrtare si për Trinity APU apo edheVishera CPU, çdo gjë mund të jetë e mundur. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>