Harduer

Ky robot do t'iu bëjë tatuazh rastësisht një simbol feje

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Ky robot do t'iu bëjë tatuazh rastësisht një simbol feje

Auto inkAuto Ink nuk është thjesht një robot dhe as thjesht një art. Është një skulpturë automatike e krijuar për të bërë tatuazhe në lëkurën e njeriut.

Problemi me makinerinë është se nuk mund të zgjedhë se çfarë tatuazhi të bëjë, por zgjedh rastësisht ndërmjet figurave fetare. Pajisja është një robot me 3 makineri që thjesht shton një gjilpërë në fund të krahut të vet. Në fakt kjo pajisje ngjan më shumë si një printer 3D. Auto Ink fillimisht doli disa vite më parë, dhe është një pamje e bukur të shikosh se si robotët mund të kontrollojnë artin e trupit.

Krijuesi i pajisjes, Chris Ecket, nuk ka bashkangjitur një gjilpërë të vërtetë tatuazhi, por një stilolaps, i cili me sa duket mjafton për të kryer punën. Ai gjithashtu tregon se imazhet fetare janë të përzgjedhura rastësisht, duke bërë vendosjen për të pavendosurit, gjithmonë duke bërë shaka.

Auto Ink është gjithashtu një shembull i mirë se si shkenca dhe arti mund të ndërthuren. Gjithsesi personat që e kanë këtë profesion nuk duhet të shqetësohen, akoma. Nëse një stilolaps e shtrëngonte shumë tërheqjen e lëkurës, atëhere një gjilpërë do të bëntë më shumë dëme.

Pajisja do akoma disa mekanizma për të rregulluar detaje si këto, por në fund të fundit është mirë që Auto Ink të qëndrojë thjesht si një projekt artistik. (CIO Albanian)

Tags >

robot
Lajmet e fundit>