Mobile

Ky është smartfoni që vetëshkatërrohet në 5 sekonda

Feb 11 2014
0 Shpërndarje
Ky është smartfoni që vetëshkatërrohet në 5 sekonda

WearableTechNexus5SmartphoneMendoni se smartfonët apo radiot që vetëshkatërrohen janë thjesht pjesë e fantazisë së filmave? Pasi të lexoni këtë lajm nuk do të mendoni më kështu.

IBM-ja po punon për pajisje elektronike për ushtrinë amerikane të cilat do të vetë shkatërrohen me një komandë për të evituar që informacionet në to të bien në duart e armiqve. DARPA (Defense Advanced Research Projects Agency), ose sektori kërkimor i ushtrisë amerikane, ka nënshkruar me IBM-në një kontratë 3.4 milionë $ për një program të titulluar “Burimet e zhdukura me program”.

DARPA ka përmendur në uebfaqen zyrtare se po kërkon për pajisje, si sensorë, radio apo telefonë, të ndërtuar posaçërisht për të, pra jokomercialë, të cilët të mund të programohen nga distanca për t’u vetëshkatërruar. Ndërkohë, IBM-së i është kërkuar të zhvillojë materialet, përbërësit dhe të punojë për gjithçka tjetër që lidhet me prodhimin.

Nëpër pajisje do të përdoret një ose më shumë shkrehës në një apo vende të ndryshme të pajisjes. Ai do të aktivizohet përmes sinjaleve me frekuencë radioje. Këto lloj pajisjesh janë shumë të rëndësishme kur vjen puna tek kompromentimi i sigurisë për këto lloj institucionesh pasi armiqtë jo vetëm që mund të vjedhin të dhënat që gjenden në to por edhe mund t’i përdorin ato për të thyer muret e sigurisë e të hyjnë në sisteme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>