Mobile

Kush mundet, dhe duhet ta blejë RIM-in?

Jul 1 2012
0 Shpërndarje
Kush mundet, dhe duhet ta blejë RIM-in?

Prodhesi kanadez i smartfonëve BlackBerry, Reseach in Motion, mund të mos falimentoj nëse ndanë produktet e veta, apo nëse shitet komplet. Kush do të mund të ofertonte për patentat, rrjetin apo njësinë e telefonëve- apo tërë biznesin e RIM-it?

Prodhuesi i BlackBerry, Research in Motion po fundoset.

Të ardhurat e kompanisë për çerekun e parë janë si mos më keq dhe shfaqin një fotografi të zymtë të ish- gjigantit të smartfonëve, dhe këto dështime e kanë lënë kompaninë në humnerë, për shkak se pritet që kompania të mos mund t’i përmbush objektivat as edhe për çerekun e dytë.

Një zëdhënës i kompanisë RIM, deklaroi se kanë angazhuar këshilltarë financiar, sigurisht J.P. Morgan dhe RBC Capital, për të “shqyrtuar mënyrat se si ta rimëkëmbin kompaninë përmes partneritetit, mundësive të licensimit, apo edhe alternativave tjera strategjike të biznesit.”

Të martën, RIM ka njoftuar se do të shkurtoj 5000 vende pune si pjesë e ristrikturimit të korporatës, dhe si pasojë e rezultateve negative. Ajo njoftoi humbje prej 518 milionë dollarëve në të ardhura, vetëm një muaj pasi kishte bërë me dije se pret humbje operacionale.

Prodhuesi i BlackBerry ende po shet smartfonë, dhe besojeni apo jo ka arritur që të prodhoj rreth 280.000 tabletë PlayBook; që planifikon t’i lansoj me daljen e sistemit operativ BlackBerry 10.

Sipas Reuters, edhe analistët e Wall Street kanë thënë se RIM mund të “mbetet pa para kesh dhe përfundimisht të bankrotoj, edhe me lansimin e vonuar të pajisjes BlackBerry 10.

RIM mund të mbijetoj, të shes aksionet e produkteve të saja përmes licensimit strategjik, apo ta shes tërë kompaninë.

Por kush do të dëshironte ta blinte një ish gjigant smartfonësh që është pranë humnerës? Sipas analistëve të Macquarie, RIM është më shumë se prodhues smartfonësh. Ajo posedon një rrjet të dhënash dhe portofol patentash me vlerë prej 1.3 deri 3 miliardë dollarë.

Le të shohim se kush do të mund të blinte këtë kompani, bazuar në parashikimet e analistëve dhe implikimet praktike.

Apple

Gjiganti teknologjik me seli në Cupertino do të mund të ofertonte për rrjetin e të dhënave të RIM. Joshja më e madhe e Apple për ta blerë RIM-in do të ishte shërbimi email i kësaj të fundit që do të mund ta inkorporonte me platformën iMessage. Por shumica e ish- përdoruesve të BlackBerry tashmë veç kanë filluar të blejnë pajisje të Apple.

Në anën tjetër, Apple aktualisht e ka iOS-in dhe nuk i nevojitet një sistem tjetër operativ, blerja komplet e një kompanie të madhe nuk është tipar i Apple.

Amazon

Gjiganti i shitjeve online dhe prodhuesi i tabletëve, Amazon në mënyrë të vazhdueshme ka shiquar mundësinë e blerjes së RIM-it gjatë fundit të vitit 2011. Raporti origjinal i Reuters, që citon burime anonime, ka thënë se RIM ka mbajtur shefin ekzekutiv për shkak se ka dashur që “t’i ndreq vet problemet.”

Amazon do të mund ta blinte funksionin e BlackBerry Messenger për nevojat e saj të tregut, që do të mund ta rrisnin konkurrencën e Amazon kundrejt pajisjeve të bazuara në Android dhe iOS.

Qeveria kanadeze ose amerikane

Në muajin gusht, qeveria kanadeze kishte shfaqur interesim për blerjen e aksioneve në kompani, por siç duket kjo nuk do të bëhet realitet. RIM planifikon të shkurtoj 5000 vende pune deri në fund të vitit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punëtorëve të larguar nga puna në rreth 11,500 sosh.

Poqëse RIM do të kishte madhësinë e Nokias, Kanadaja do të mund të reagonte për të ruajtur numrin e të punësuarve. Kanadaja më herët ka delaruar se nuk do të pengoj shitjen e RIM, edhe tek ndonjë kompani e huaj.

RIM nuk është qendra e interesave financiare të Kanadasë. Ajo nuk është si General Motors, apo Royal Bank of Canada. Qeveria kanadeze nuk ka ndërhyrë për të ndihmuar as Nortel, kompani kjo që ishte shumë më e rëndësishme për ekonominë kanadeze sesa që është RIM.

Qeveria amerikane do të mund të blinte rrjetin e të dhënave për të mbajtur active gamën e vet ekzistuese të smartfonëve dhe duke i zëvendësuar ato më vonë me pajisje tjera, por do ta kishin mjaft të vështirë t’jua sqaronin taksapaguesve, të cilët përfundimisht do ta paguanin faturën në rast të një blerjeje të tillë.

Facebook

Rrjeti më i madh social në botë, me rreth 950 milionë shfrytëzues, kohëve të fundit është duke u orvatur që ta prodhoj një smartfon të dedikuar enkas për Facebook. RIM do të mund të ofronte ekspertizën e duhur për ndërtim pajisjesh jo vetëm të dizajnit të smartfonit por edhe të procesit të prodhimit.

Shefi ekzekutiv i General Patent Corp. Alexander Poltorak, deklaroi se “Facebook duket si blerësi më potencial i patentave të RIM-it. Ata kanë para, dhe atyre u duhen më shumë patenta.”

Google

Sikurse Apple, edhe Google e posedon Androidin, dhe nuk i duhet një sistem operativ shtesë. Asaj gjithashtu nuk i duhet as rrjeti i të dhënave për shkak se posedon ofruesin e sigurtë të emailit Postini që lidhet me Google Apps për të ofruar pothuajse funksionon e njëjtë sikurse rrjeti i RIM-it.

Ajo që Google dëshiron është portofoli i pasur i patentave të RIM. Analistët e TD Securities thane se “Patentat e RIM-it janë joshja kryesore për Google.”

Microsoft

Analistët besojnë që blerja potenciale e biznesit të RIM-it nga ana e Microsoftit do të ishte një lëvizje “e pazakontë”, mirëpo do të ishte një lojë për ndarjen e tregut. Biznesi i smartfonëve do të rriste pjesëmarrjen e dobët në treg të Windows Phone.

The Wall Street Journal raportoi në dhjetor që Microsoft kishte “shqyrtuar mundësinë” e blerjes e kompanisë së bashku me Nokian. Të dy kompanitë aktualist punojnë në një shërbim emaili për ndërmarrjet në BlackBerry për Office 356, por mbetet e paqartë nëse Microsoft do të ofertonte për një numër relativisht të vogël të shfrytëzuesve të BlackBerry.

Mary Jo Foley nga ZDNet, tha se ajo nuk mendon që Microsoft do të blejë aksione të RIM-it.

“Po t’i blinin, ata do ta dëmtonin partnerin e tyre të Windows Phone, Nokian. Nëse Microsoft do të blinte aksione në RIM, përveç patentave, kjo do të tregonte se Microsoft është i interesuar që të futet në biznesin e prodhimit të smartfonëve. Poqëse Microsoft do të bëhej një prodhues telefonësh, çfarë do t’i duhej Nokia atëherë?”

Ajo gjithashtu tregoi se ekzekutivët e Microsoftit i kishin thënë asaj se nuk janë të interesuar që të ndërtojnë smartfonë, dhe njëkohësisht kishin deklaruar se janë mjaft “të kënaqur” me partnerin e tyre Nokia, dhe kjo përjashton çdo mundësi të blerjes.

Nokia

Përveç nëse Microsoft dhe Nokia do të bashkonin forcat, përndryshe blerja e RIM-it do të ishte një mbingarkesë financiare për Nokian.

Nokia gjithashtu është duke përjetuar një ristrukturim të fabrikave të saja prodhuese, dhe në të njëjtën kohë ka shkurtuar rreth 4000 vende pune.

Tani t’i rikthehemi pyetjes së vjetër: kush do të bankrotoi i pari RIM apo Nokia? Për momentin duket se RIM, por as Nokia nuk qëndron aspak më mirë.

Samsung

Vitin e kaluar shumë thashetheme sugjeronin se Samsung do të mund të ofertonte për RIM-in, mirëpo “do të mund” janë dy fjalët kyçe në këtë rast.

Samsung ka eksperimentuar edhe me softuerë tjerë përveç Androidit, siç janë Windows Phone, dhe gjithashtu ka pasur ndërlidhshmëri me Bada OS. Gjiganti korean i smartfonëve është duke kërkuar miratimin e sigurisë së ndërmarrjes, dhe blerja e RIM-it do të mund të shpejtonte këtë proces.

Përfundimi

Fakti real këtu është se RIM mund të mos jetë atraktiv si një blerje komplete nga ana e një entiteti të vetëm. Kushdo që mund të përballoj blerjen e RIM-it, madje edhe me një çmim 7$ për aksion, ndoshta nuk do ta blinte atë komplet.

Duke pasë parasysh këtë fakt, ekziston ende mundësia që të shfaqet një lojtar i madh dhe ta blejë krejt kompaninë. Në rast të tillë, si pjesë të transaksionit, ne do të mund të shihnim asetet duke ju shitur palëve të treta, siç pamë të ndodh me Novell.

Qeveria kanadeze dhe ajo amerikane do të mund të blinin rrjetin e të dhënave për shkak se ende vazhdojnë të operojnë me pajisje BlackBerry, derisa Microsoft do të dëshironte të fuste hundët paksa në mënyrë që të mund të operonte emailin sigurtë dhe në mënyrë të enkriptuar nga shërbimi i vet Office 365.

Kinezët dëshirojnë portofolin e prodhimit dhe dizajnit, Apple dëshiron patentat, kurse Nokia, përkundër problemeve të veta, dëshiron të zgjeroj gamën harduerike me pajisje smartfonësh BlackBerry. Por çfarë do të ndodh me ish- gjigantin kanadez, apo kush do ta blejë atë, mbetet të shihet. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>