Karriere

Kush është lideri i radhës në teknologji?

Nov 10 2011
0 Shpërndarje
Kush është lideri i radhës në  teknologji?

Ndërkohë që ne në botën e teknologjisë ende po shijojmë frytet e punës së Steve Jobs, ka pasur shumë artikuj gjatë këtyre ditëve që kanë folur rreth asaj se çfarë ka arritur ai, ndikimi që ka pasur dhe ku do të shkojmë tani.

Ka pasur diskutime në Twitter, Facebook e Google+ nga analistë, ndërmarrës e investitorë, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me kosistemin teknologjik si tërësi. Por ashtu siç është e udhës, gjersa kalohet nëpër fazën e përshëndetjes me Steve Jobs, teknologjia dhe sipërmarrja do të ecin më tej. Dy termat e fundit që përshkruajnë botën tonë teknologjike janë të detyruar të lëvizin. Ne asnjëherë nuk do të harrojmë Steve Jobsin dhe ndikimin që ai ka pasur dhe ky fakt do të duhej të shtyjë para sipërmarrësin dhe teknologjinë.

Me këto gjëra në mendje njerëzit kanë filluar të flasin se kush do të mund të jetë lideri i radhës në teknologji. Nuk është çështja se kush do të zërë endin e Steve Jobs, por është fjala për atë se kush do të jetë lideri i radhës, kush do të jetë personi që do të inspirojë mrekulli e që do të shtyjë para botën teknologji edhe më tej.

Jeff Bezos është njëri prej emrave të rinj që ka dalë në skenë. Gjersa shikojmë se sa ka ndikim Amazon, është gati e pamundur të thuhet se Amazon nuk ka pasur efekt që ka ndryshuar botën. Amazon ka ndryshuar mënyrën se si mendojmë rreth tregtisë, hostingut të web faqes, afateve për dërgesa dhe madje ka ndryshuar edhe mënyrën si lexojmë.

Kara Swisher në një opinion në All Things D thekson se për momentin nuk ka ndonjë lider për t’i zënë këpucët e Jobs. Të gjithë pajtohen me këtë, por një gjë tjetër që duhet pasur parasysh është edhe fakti se çfarë pret bota prej një lideri teknologjik.

Ajo përshkruan Larry dhe Sergey si “prozaik” dhe kësisoj si njerëz që kanë mungesë të bukurisë poetike të fjalëve të tyre që mund të shtyjnë para  njerëz. Zuckerberg është i çuditshëm (edhe pse paraqitja e tij në f8 ishte një shembull mjaft i mirë i asaj se si ai ka studiuar Jobsin). Bezos ka mungesë të “stilit”, edhe pse deri diku e ka një të vetin, por që nuk mund t’i afrohet Jobsit.

Pas arritjes deri në këtë pikë të kërkimit të liderit të radhës teknologjik janë disa elemente kyçe që do të jenë pjesë e tij:

– inovacioni

– lidershipi

– aftësia për shitje

– forca e karakterit

– shfaqja në publik

Kur bashkohen të gjitha këto elemente është vështirë të gjendet një person në ditët e sotme që i përmban të gjitha.

Ndoshta është e vërtetë se këto elemente përbëjnë më shumë një kompani sesa një person.

Apo ndoshta personi i duhur ende nuk është gjetur. Ka me qindra e mijëra kompani që krijohen anembanë botës.

Shpesh njerëzit që janë në qendër të vëmendjes janë ata që nuk merren me anën teknike dhe janë ata që qëndrojnë më rehat para publikut sesa ata që qëndrojnë prapa ekranit. Ndoshta personi i radhës po pret…

Steve Jobs, faleminderit që ke vendosur këto standarde, të cilat do të shfrytëzohen për të matur të tjerët!

Lajmet e fundit>