Business & Management

Kurajo, ishte shpjegimi i Steve Jobs për largimin e veçorive nga produktet e Apple

Sep 11 2016
0 Shpërndarje
Kurajo, ishte shpjegimi i Steve Jobs për largimin e veçorive nga produktet e Apple

1473303990-apple-airpod-laydownApple vendosi të hidhte tutje kufjet tradicionale 3.5 mm me iPhone 7, një vendim i cili po shkakton irritim në mesin e përdoruesve. Shpjegimi i Apple? Kurajo.

Në të vërtetë Apple e ka përdorur “kurajon” si arsyetim edhe në të kaluarën. Konkretisht ish shefi ekzekutiv Steve Jobs arsyetoi në të njëjtën mënyrë ndërsa mbronte vendimin e tij për të mos mbështetur Adobe Flash në iPhone.

“Ne po përpiqem të ndërtojmë produkte të mrekullueshme për njerëzit, dhe të paktën ne kemi kurajon të themi se kjo nuk mund të jetë pjesë e një produkti të mrekullueshëm,” thoshte Jobs gjatë një konference teknologjike në 2010-tën.

I gjithë klipi ja vlen të shikohet gjer në fund edhe pse është minuta 2:45 ku hasemi për herë të parë me fjalën kurajo. “Jemi gati të përballemi me trysninë, por nuk do të fokusohemi tek ajo përkundër tek teknologjitë të cilat besojmë se janë e ardhmja dhe zgjedhja e duhur për konsumatorët tanë. Dhe e dini çfarë? Ata po i paguajnë vendimet tona,” thoshte Jobs.

“Mënyra sesi ne kemi shënuar sukses ka qenë pëzgjedhja e kuajve të duhur për të kalëruar, teknikisht. Ne kemi një histori të gjatë të kësaj strategjie. Ne lamë pas disketat 5 inç në favor të atyre 3.5 inç në kompjuterat Mac dhe në 1998 e hoqëm fare me iMac-un e parë.”

“Nëse Apple ia del mbanë të ketë sukses, njerëzit do ta blejnë iPhone, nëse jo nuk do ta blejnë,” thoshte Jobs. Tre mujori i cili përkon me lançimin e iPhone 7 do të tregojë nëse ky i fundit ka pasur sukses. Ditën e Enjte kompania shprehej se nuk do të publikonte statisika të shitjeve të javës së parë. (CIO Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>