Siguri

Kur të vizitoni Kinën apo Rusinë, mos e lini asnjëherë vetëm laptopin

Dec 9 2012
0 Shpërndarje
Kur të vizitoni Kinën apo Rusinë, mos e lini asnjëherë vetëm laptopin

Keni udhëtuar për biznes në Kinë, dhe pasi keni bërë check-in në hotel, keni dalë për të ngrënë diçka në restorant. Nuk keni ndërmend të punoni, kështu që laptopin e lini në dollapin e dhomës, e kyçni derën dhe largoheni me besimin se gjithçka është e sigurte. Pas një ore e gjysmë riktheheni në dhomë dhe shihni se të gjitha gjërat tuaja, edhe laptopi, ndodhen në vendin e duhur, atje ku i latë kur u larguat nga dhoma.

Çdo gjë duket në rregull dhe ju vazhdoni punën tuaj në laptop, kontaktoni me klientët, i takoni ata si dhe përfundoni të gjitha çështjet për të cilat keni ardhur para se të riktheheni në shtëpi.

Por, në fakt, jo gjithçka është në rregull. Ndërsa keni qenë jashtë hotelit për të ngrenë atë ditë, dikush ka hyrë në dhomën tuaj (me shumë mundësi një person i brendshëm i stafit), ka analizuar me kujdes përmbajtjen e laptopit tuaj dhe ka instaluar spyware në të, pa marrë miratimin tuaj!

Rezultati? Ekspozim informacionesh, përfshi të dhëna mbi klientët, dokumentimet e zhvillimit të produkteve, e-mailet, si dhe informacione të tjera me vlerë për konkurrentët dhe qeveritë e huaja. Për më tepër, me instalimin e spyware-t ndoshta do të infektohet e gjithë organizata, duke transmetuar pa dijeni të dhëna konfidenciale.

Shume përdorues nuk janë në dijeni të faktit se kompjuteri i tyre është kompromentuar dhe të paktë janë ata që raportojnë për këtë problem. Ekspertët e sigurisë shprehen se situata e mësipërme është reale dhe e mundshme, veçanërisht nëse shkoni në shtete me risqe të larta në këtë aspekt si Kina.

“Kemi zbuluar se udhëtarët që shkojnë në shtetet aziatike, si në Rusi, vendet Baltike apo edhe pjesë të Amerikës së Jugut, janë shumë të ekspozuar ndaj sulmit drejt sistemeve të tyre”,- shprehet Jerry Irvine, CIO tek ofruesit e IT outsourcing Prescient Solutions si dhe pjesëtar i National Cyber Security Partnership, organizatë e krijuar për të zhvilluar strategji dhe programe që ndihmojnë në sigurimin e të dhënave kritike në SHBA.

“Kina dhe Rusia janë dy nga vendet që identifikohen më shpesh në listën e atyre me risk të lartë”,- thekson Emilian Papadopoulos, drejtor stafi tek Good Harbor Security Risk Management

Por si të mbrohemi në këto situata? Më poshtë paraqiten disa këshilla për t’u ndërmarrë ne raste të tilla:

1. Lëreni në shtëpi laptopin tuaj personal; merrni një të përkohshëm me vete

2. Nëse merrni pajisjen tuaj, mos e lini asnjëherë vetëm apo të ekspozuar për të ndërhyrë në të

3. Tregoni kujdes me smartfonët apo pajisjet e tjera mobile

4. Përdorni enkriptimin

5. Kufizoni aksesin në distancë për pajisjet që keni në vendin tuaj

6. Sigurohuni që antivirusi juaj është i përditësuar

7. Mos përdorni asnjëherë internet kafe apo Wi-Fi publike në vendet me risk të lartë

8. Mos e tregoni online vendndodhjen tuaj

Mos harroni që kur udhëtoni jashtë si një biznesmen apo ekzekutiv biznesi, jeni target i mundshëm. (CIO Albanian)

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>