IT Organizate

Kujdes! Punëtorët mund të shesin të dhënat tuaja

Jul 27 2011
0 Shpërndarje
Kujdes! Punëtorët mund të shesin të dhënat tuaja

Një sondazh i realizuar me më shumë se 3,400 punëtorë në SHBA, Britani të Madhe dhe Australi ka zbuluar që besnikëria e punëtorëve ndaj korporatave është në rrezik, dhe derisa ju po lexoni këtë artikuj punëtorët që janë larguar nga kompania juaj mund të marrin me vete të dhëna të rëndësishme të kompanisë.

Hulumtimi i realizuar nga Harris Interactive, ka gjetur që një numër i konsiderueshëm i punëtorëve kanë pranuar që kanë keqpërdorur të dhënat e kompanisë e disa kanë deklaruar që do të ishin të gatshëm edhe ti shisnin këto informata të ndjeshme për profite materiale.

Ndër përfundimet që ka nxjerr sondazhi janë:

* 22% e respodentëve në SHBA, 29% në Australi, dhe 48% në Britani të Madhe, të cilët kanë qasje në të dhënat e punëdhënësit të tyre apo të dhënat private të konsumatorëve të tyre kanë deklaruar që s’do të ndjeheshin keq të bënin “diçka” me ato të dhëna pa marrë parasysh nëse qasja në to do të kishte qenë e qëllimshme apo aksidentale.

* Shumica prej tyre, 10% e amerikanëve, 12% e australianëve, dhe 27% e britanikëve kanë deklaruar që do të dërgonin dosjet elektronike tek njerëz tjerë jashtë organizatës.

* 9% e amerikanëve, 8% e australianëve, dhe 24% e britanikëve kanë pranuar se do të kopjonin të dhënat elektronike dhe ti merrnin me vete kur të largohen nga kompania.

* Sondazhi pyeste edhe nëse punëtorët do të pranonin të përfitoni nga të dhënat e ndjeshme të kompanisë duke i shitur ato në internet. Në këtë pyetjeve pozitivisht janë përgjigjur vetëm 5% e amerikanëve, dhe 4% e australianëve, përderisa britanikët duket të mos jenë shumë të brengosur pasi 24% e tyre deklaruan që s’do të bëheshin merak nëse shesin të dhënat e ndjeshme të kompanisë për shuma të caktuara parash.

Lajmet e fundit>