Aplikacione

Ku qendron problemi me zhvillimin e shpejtë të softuerëve

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Ku qendron problemi me zhvillimin e shpejtë të softuerëve

programingZakonisht, kur projektet mbi zhvillimin e shpejtë të softuerëve dështojnë, arsyet kryesore janë mungesa e stafit dhe kulturës së kësaj lloj pune në kompani.

Këto të dhëna vijnë nga një raport i realizuar së fundmi nga VersionOne, i cili shqyrtoi me kujdes proceset duke filluar nga adaptimi, përfitimet e deri tek zbatimi. Ky është viti i shtatë që zhvillohet ky studim dhe kompania ka studiuar me kujdes cilat ishin arsyet se përse dështonin iniciativat e zhvillimit të shpejtë të softuerëve.

Në një të tretën e rasteve, rezultoi se dështimi ndodhte ose për shkak të mos bashkëpunimit me njerëzit e duhur ose për shkak të mungesës së kulturës të punës në grup.

Ndër arsyet e tjera renditeshin problemet me komunikimin mes grupit zhvillues dhe departamenteve të tjera të biznesit apo edhe problemet me @Scrum master@ (Scrum është një nga metodologjitë më popullore për zhvillimin e shpejtë të softuerëve). Së fundmi, edhe presioni për të ndjekur proceset e modelit @waterfall@ citohen si faktorë që ndikojnë në dështim. feature-compiledbad

Motivet kryesore për adaptimin e zhvillimit të shpejtë janë nevoja për të qenë sa më koherentë në treg, nevoja për të menaxhuar dhe ndryshuar lehtësisht prioritetet si dhe bashkëpunimin më i mirë mes biznesit dhe IT-së. Barrierat për adaptimin e mëtejshëm të zhvillimit të shpejtë përfshijnë paaftësinë për të ndryshuar kulturën e organizatës, së bashku me rezistencën e stafit për të punuar me metodologjitë e zhvillimit të shpejtë.

Shqetësimet më të mëdha konsistojnë në mungesën e planifikimit paraprak, humbjen e menaxhimit të kontrollit etj. Sondazhi u realizua në harkun kohor nga data 9 gusht deri në 1 nëntor 2012 dhe përfshiu 4048 njerëz që merren me zhvillimin e softuerëve. (CIO Albanian)

Tags >

programer
Lajmet e fundit>