Mobile

Ku i dëmtojnë më shumë aksidentalisht përdoruesit iPhone-t

Oct 18 2012
0 Shpërndarje
Ku i dëmtojnë më shumë aksidentalisht përdoruesit iPhone-t

Ku zakonisht njerëzit i thyejnë iPhone-t e tyre? Nëse thoni në banjë, e keni gabim, thotë studimi.

Sipas Squaretrade, shumica e njerëzve , 21 % i kanë dëmtuar pajisjet e tyre në kuzhinë.

Kurse 18 %, në dhomën e ndenjes dhe 16 % në banjë. 51 % e aksidenteve të iPhone ndodhin brenda shtëpisë dhe jo jashtë thotë Squaretrade. Kompania Survey Sampling International bëri 35 pyetje për 2004 përdorues të iPhone-ve në gusht.

Gjetje të tjera nga kërkimi shtojnë se uji është dëmtuesi më i madh me 43%, duke u ndjekur nga pijet freskuese me 19 %, kurse birra, kafeja dhe çaji marrin 12 %.

Rezultatet ndjekin një studim të ngjashëm të publikuar nga SquareTrade muajin e kaluar që thoshte se vetëm në Amerikë, harxhohen rreth 5.9 miliardë dollarë në riparimin e pajisjeve iPhone që dëmtohen.

I njëjti studim tha se arsyeja kryesore që telefonat u dëmtuan(30%) ishte se binin nga duart e njerëzve dhe 18% e dëmtimeve ishin nga uji. (CIO Albanian)

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>