Aplikacione

Ku është IE10 për Windows 7?

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Ku është IE10 për Windows 7?

Gjatë kohës që Microsoft vazhdon të bëjë përmirësime në Internet Explorer 10 për Windows 8, ndërmarrja nuk ka bërë asgjë që shfletuesin ta sjellë edhe për Windows 7, sistemin operativ që përdoret në 44% të kompjuterëve Windows.

Vitin e kaluar, kur Microsoft prezantoi IE10, ajo premtoi se shfletuesi i ri do të punonte me Windows 7 njësoj siç do të punojë me Windows 8. Edhe pse kompania ka bërë shumë azhurnime dhe demo të IE10, ajo ka ndaluar shfaqjen e lajmeve të reja për Windows 7 që para një viti.

Shikimi i fundit që ndodhi për Windows 7 ka qenë më 29 qershor 2011. Një dokument zyrtar nga kompania tregon se “kur do të lansohet IE10, do të jetë i mundur për Windows 7, Windows 8 , Windows Server 2008 R2 si dhe Windows Server 2012.

Një zëdhënës nga Microsoft ka thënë se kompania ka në plan të nxjerrë një version IE10 për Windows 7. Gjithsesi, ajo që u intereson përdoruesve është se kur do të lansohet IE10 për Windows 7. “E kam versionin e fundit të Windows 8 Preview, gjithsesi jam kurioz të di se kur do të mund të përdor IE10 në Windows 7,” kishte shkruar një përdorues në forumet e Microsoft.

Nëntorin e kaluar, Microsoft tha do të nxirrte një version beta dhe RC, të IE10 për sistemin operativ në fjalë. Gjithsesi është ende e paqartë nëse këto plane ekzistojnë akoma. Sot Microsoft refuzoi të jepte ndonjë detal në lidhje me këtë temë. Përdoruesit dhe programerët e dënuan kompani për mos ndërtimin e IE10 për Windows 7.

“Nuk do të kapni dot vrima që ndodhen në IE10 kur operoni me Windows 7, pasi nuk e keni testuar fare aty”. tha përdoruesi me emrin “KS” vitin e kaluar në blogjet e IE. Pyetja më e madhe është se kur Microsoft ka në plan të nxjerrë IE10 për Windows 7, dhe a do të jetë kjo identike, apo e ngashjme me atë të Windows 8, kjo gjë mbetet ende një mister.

Disa kanë spekuluar se IE10 nuk do të dalë për Windows 7 derisa Microsoft të nxjerë SP2 për këtë sistem operativ. Bazuar në historikun e XP dhe Vista, Windows 7 SP2 tashmë është vonuar. Micosoft nxorri XP SP2 3 vjet pas XP fillestar, dhe Vista SP2 dy vjet e gjysëm pas Vista fillestar. Windows 7 doli në treg në tetor të 2009.

Microsoft gjithashtu refuzoi t’i pergjigjej pyetjes se si IE10 do të ofrohet te konsumatorët e Windows 7. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>