Business & Management

Kthimi i Nokia shoqërohet me rënien e saj nga indeksi europian Euro Stoxx 50

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Kthimi i Nokia shoqërohet me rënien e saj nga indeksi europian Euro Stoxx 50

NokiaKthimi i ngadaltë i Nokia-s ka shoqëruar një bum lajmesh sipas të cilave krijuesi mobil finlandez do të bie nga indeksi i EuroStoxx 50 këtë muaj, që pritet të ndikojë në çmimin e tyre të aksioneve.

I renditur aktualisht në vendin e 34 në listimin 15 vjecar, i cili përfshin 50 më të mirët të aksioneve përqark Eurozonës, kompania do të zëvendësohet nga firma e hapësirës ajrore EADS më 18 mars si një pjesë e një kontrolli standart të indeksit, sipas një lajmërimit nga Yle.fi.

Kjo është një pengesë për firmën e cila raportoi një peridhë ecurie për biznesin kur deklaroi 584 milionë $ fitime nga operacionet në 10.7 miliardë $ të ardhura neto për tremujorin e katert të 2012. Gjatë këtij tremujori të qëndrueshëm kompania shiti 4.4 milionë pajisje Lumia dhe 9.3 milionë pajisje Asha.

Kjo perfomancë normalisht që ishte shumë inkurajuse duke qënë se Noka periudhën paraardhëse tremujore regjistroi 754 milonë $ humbje nga operacionet në 9.49 miliardë $ të ardhura neto. Stoqet e përfshira në Indeksion Euro Stoxx 50 zakonisht përdoren nga fonde të përbashkëta edhe investitorët.

Largimi i Nokia-s nga renditja mund të çojë në disa fonde arkëtimi në aksionet në favor të atyre që qëndrojnë në listë, dhe gjithashtu do të ndikojë në çmimin e aksioneve. Para shumë kohësh Nokia ishte kompania mobile më influente në treg edhe më e madhja, ndërsa tani nuk është as tek lista e 50 bizneseve më të mira të Europës.

Gjithsesi, kompania është larguar edhe një herë nga kjo listë në shtator të 2011, edhe mbase kthimit u fut në luftë për tre smartfonët më të mirë përkrahë Apple edhe Samsung.

Kompania gjatë kësaj jave ka prezantuar një sërë pajisjesh mobile në Kongresin Botëror Mobil të mbajtur në Barcelonë. Ku mund të përmendim nxjerrjen në treg të Lumia 520 edhe 720. (CIO Albanian)

Tags >

nokia
Lajmet e fundit>