Slider

Kronika "12 Vjet Skllav" korrigjohet 161 vjet me vonesë nga New York Times

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Kronika "12 Vjet Skllav" korrigjohet 161 vjet me vonesë nga New York Times

nytimes-logo-headquarters-stock_1020_large_verge_super_wideGazeta The New York Times ka publikuar një kronikë lajmi që fillimisht u publikua 161 vjet më parë, e kjo falë forcës dhe ndikimit që ka Hollywood dhe një rrjet social si Twitter. Artikulli, i botuar për herë të parë më 20 janar 1853, përshkruan historinë e Solomon Northup, një afro-amerikan i lirë që u rrëmbye dhe u shit si skllav. Libri i Northup që tregon ngjarjet gjatë skllavërisë, 12 Vjet Skllav (Twelve Years a Slave), u shndërrua në një film që fitoi çmimin si filmi më i mirë të dielën e kaluar.

Një përdorues në Twitter zbuloi artikullin e vjetër të gazetës pas ceremonisë dhe shumë shpejt e shpërndau në rrjetet sociale, duke filluar nga Twitter, duke hedhur dritë mbi një nga gabimet më të mëdha që kanë kaluar pa u vënë re për më shumë se një shekull e gjysmë. Gabimi që u vu re dhe që gazeta e korrigjoi ditën e djeshme ishte që në titullin kryesor emri ishte shkruar gabim (Northrup, nga Northup) dhe gjithashtu edhe në shkrim ishte gabim, Northrop.

Duke lënë mënjanë gabimet ortografike, gazeta e kuptoi rëndësinë e çështjes së Northup dhe e përshkroi artikullin e rikorigjuar si “kronika më e plotë dhe më autentike deri tani” e duke shtuar se ai ishte “detyruar shpesh që të bënte veprime që mund të dukeshin kundër njerëzimit dhe mizore në shkallën më të lartë.” Disa muaj më vonë, gazeta përmend botimin e librit të Northup, duke shkruar thjesht “Do të lexohet gjerësisht”, në vitin 1853. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>