IT Organizate

Kriza ekonomike prek edhe fushën e IT

Aug 10 2011
0 Shpërndarje
Kriza ekonomike prek edhe fushën e IT

Kriza ekonomike, rënia në bursat botërore ditëve të fundit ka shkaktuar humbje me trilionë dollarë për shumë kompani të ndryshme anembanë botës, duke mos anashkaluar as IT organizatat e ndryshme. IT departamentet e filluan këtë vit me optimizëm të kujdesshëm dhe plane të mëdha për modernizim dhe zgjerim, por kriza ekonomike e muajit, veçanërisht javës së fundit ka zhdukur nga horizonti ato plane.

Pasiguria. Edhe para krizës së tanishme ekonomike të shkaktuar kryesisht nga mosmarrëveshje politike për tavanin e borxhit amerikan që ndikoni në zbritjen e normës së kreditit në SHBA, ekonomia nuk ishte solide. Në një sondazh të realizuar nga kompania nCircle në mars e cila intervistoi 563 IT profesionistë, 48% e tyre deklaruan që rënia ekonomike ka ndikuar në sigurinë e iniciativave në organizatat e tyre me më shumë se 11% në krahasim me vitin 2010.

Bizneset nuk pëlqejnë klimë financiare të pasigurt. Kapitalizmi është i tëri me marrjen e riskut, por biznes i mirë është marrja e riskut të matur me një masë të caktuar parashikimi. Kur ekonomia është në kaos, kompanitë janë të prira të ngushtohen dhe të shfrytëzojnë ato që kanë në maksimum. Kur fillon të zbutet kriza, shihet se cilat firma kanë mbijetuar akoma, dhe vijnë ide të reja të cilat premtojnë suksese, rrjedha e parasë rikthehet.

Ngritja e kufirit. Jo, jo në një kuptim pozitiv. Derisa ekonomia bie, kufiri rritet për një kthim të pranueshëm në investime (ROI). Në ekonomi të mirë, kur të hyrat dhe profitet rrjedhin lirshëm, IT projektet aprovohen në bazë të kthimeve më pak të ndjeshme, por kur ekonomia bie bizneset shumë shpejtë ndalojnë ato projekte dhe fokusohen vetëm në IT investimet me ndikim konkret në operacionet themelore të tyre.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që projekte si virtualizimi i serverëve në një qendër të të dhënave, ose migrimi i serverëve dhe të dhënave në cloud, projekte me një kosto të qartë përfitimi, sipas të gjitha gjasave do të mbijetojnë, por projekte tjera si freskimi i harduerëve të PC-ve do të shtyhet ose anulohet në përgjithësi. Hardueri i ri i PC-ve mund të punojë më shpejtë dhe të rrit produktivitetin, por nuk mjafton të arsyetoj freskimin e pajisjeve harduer në një kompani që duket se tashmë operon me sukses.

Resurset. Kur buxhetet shkurtohen dhe paraja është e ngushtë, nga IT punëtorët kërkohet të bëjnë më shumë punë me më pak pajisje e shpenzime. Jo vetëm që bizneset nuk punësojnë IT punëtorë shtesë për të lehtësuar punën dhe të ndihmojnë sektorin e IT-së të operoj më suksesshëm, shumë biznese edhe shkurtojnë IT stafin që të kursejnë ndonjë euro dhe presin që IT departamenti i mbetur të kryej punën e njëjtë.

Kur ekonomia është duke funksionuar mirë, dhe organizatat nuk janë duke operuar në një ambient të vet-konservimit financiar, IT departamentet mund të fitojnë veglat dhe shërbimet të cilat u nevojiten për të bërë punët më lehtë. Me një buxhet më të vogël për IT departamentin, menaxhimi dhe mirëmbajtja e IT infrastrukturës mund të jetë një detyrë goxha e vështirë.

Lajmet e fundit>