Siguri

Kriminelët kibernetikë infektojnë kompjutera të rinj

Sep 18 2012
0 Shpërndarje
Kriminelët kibernetikë infektojnë kompjutera të rinj

Nëse mendoni se të mereni me azhurnime është e lodhshme atëhere imagjinoni të blinj një kompjuter të ri dhe ta gjeni që është i infektuar me programe keqdashëse….direkt nga fabrika!

Me sa duket ky është problemi më i ri të cilin pronarët e pikave të shitjes duhet të përballen. Operacioni i quajtur “Operation b70” zbuloi një sërë sistemesh të reja me programe keqdashëse të shitura në Kinë.

Në një blog të vetin, Microsoft tha se iu dha leje të ndërpriste më shumë se 500 burime të këqija që mund të ishin fillim infeksionesh për miliona njerëz të pafajshëm.

Operacioni b70 erdhi si rezualtat i një studimi në të cilin Microsoft zbuloi kriminelë kibernetikë dhe planin e tyre për të prezantuar një softuer keqdashës me qëllim të paturit hyrje në kompjuterat e njerëzve të infektuar.

Microsoft tha se më shumë se 20% e kompjuterave të kontrolluar ishin të infektuar. “Për më keq, ky program keqdashës ishte i aftë të përhapej si një sëmundje infektive nëpërmjet USB duke shkaktuar dëme shumë të mëdha në familjen dhe miqtë e viktimës” tha Microsoft.

Një arsye më shumë për të ndërtuar kompjuterin tuaj, apo jo? (CIO Albanian)

Tags >

pcvirus
Lajmet e fundit>