Business & Management

Krijuesit e ultrabookëve nuk e kapin dot Apple

Jul 11 2012
0 Shpërndarje
Krijuesit e ultrabookëve nuk e kapin dot Apple

Në fund të fundit, nuk ka rëndësi nëse MacBook Air shërbeu si inspirim për tu krijuar ultrabookët e Intel apo zhvillimet e AMD-së në fushën e laptopëve shumë të hollë. Ajo që ka rëndësi është se cila platformë shitet më shumë. Të paktën një analiste beson se në vend të parë qëndron Apple.

Joanne Chine, analiste që punon me Digitimes Research, thotë se ka pasur një shtytje agresive drejt krijimit të pajisjeve shumë të holla, bëhet fjalë për Notebook me sistem operativ Windows. “Gjithsesi këta prodhues ende nuk janë në gjendje të konkurrojnë me Apple”.

Arsyetimet e analistes bazohen në faktin se MacBook Air u shpërnda në gjysmën e planetit për një çerek viti, dhe nuk ka fakte të tregojnë se produktet e prodhuesve tjerë do të ja kalojnë me shitje kompanisë, të paktën deri çerekun e katërt të vitit.

Znj. Chine gjithashtu i referohet numrit të shitjeve të kompanive Toshiba dhe Hewlett-Packard, të cilat ranë respektvisht me 15 dhe 2 përqind. Pjesa tjetër e prodhuesve më të mirë u rrit me 5- 10 përqind, por pritet të rriten vetëm edhe 1.3 përqind, shumë më pak se vitin e kaluar ku rritjet ishin me 6- 8 përqind,

Apple së fundmi zbuloi se ka azhurnuar modelet e saj të reja MacBook Air dhe Ivy Bridge. Në të njëjtën kohë, ultrabook me çmim më të ulët të cilët gjithashtu përmbajnë Ivy Bridge kanë fillur të dalin në pah si potenciale të mundshme, duke përfshirë këtu dhe modelin e Dell Inspiron 14z. Një rol i madh i mbetet dhe Windows 8, pasi pas lansimit të tij në treg do të ketë rritje në shitjet e ultrabookëve me panele touchscreen. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>