Karriere

Kreu i produkteve në Twitter, Daniel Graf është larguar nga kompania

Dec 8 2014
0 Shpërndarje
Kreu i produkteve në Twitter, Daniel Graf është larguar nga kompania

grafDaniel Graf, i cili mbante postin e shefit të produkteve në kompaninë Twitter, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Lajmin e ka dhënë vet Daniel Graf gjatë një postimi në Twitter. Ai ka shkruar “Faleminderit skuadër. Faleminderit Twitter! Uroj që ju të keni sukses në misionin tuaj, shoqëria ka nevojë për ju!”. Ai nuk ka bërë të ditur arsyet e kësaj dorëheqje të papritur.

Përpara se të mertë këtë post në kompaninë Twitter 7 muaj më parë, Graf udhëhiqte skuadrën Maps të Google. Në muajin tetor, 6 muaj pasi Graf iu bashkua Twitter, CEO Dick Tostolo e ngriti atë në detyrë duke e emëruar si shef të produkteve në vend të Kevin Weil ku Graf tregoi një performancë të mirë. (CIO Albanian)

Tags >

twitter
Lajmet e fundit>