Siguri

Kreu i agjencisë së inteligjencës britanike: Kompanitë në SHBA të punojnë më afër me autoritetet

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
Kreu i agjencisë së inteligjencës britanike: Kompanitë në SHBA të punojnë më afër me autoritetet

GCHQ-798x310Robert Hanningan, drejtori i agjencisë inteligjente të spiunazhit britanik (GCHQ), ka deklaruar se kompanitë teknologjike amerikane duhet të punojnë më afërsisht me autoritetet në mënyra që të jenë në gjendje të ndalojnë aktivitete ilegale dhe promovime të terrorizmit. Duke shkruar për Financial Times, Hanningan tha se grupe të tilla si ISIS kanë adoptuar uebin me shpejtësi duke e përdorur si një mjet efektiv për rekrutim si dhe deformimin e informacionit lidhur me kauzën e tyre.

“Ata po shfrytëzojnë fuqinë e uebit për të krijuar një kërcënim xhihadist me një objektiv global” tha Hanigan. “Sfida e qeverive dhe agjencive të tyre të inteligjencës është e madhe dhe mund të kalohet vetëm përmes një kooperimi nga kompanitë teknologjike.” Duke diskutuar me publikun, Hannigan tha se kompanitë teknologjike duhet të zhvillojnë diskutime me autoritetet në mënyrë që të ofrojnë më shumë akses ndaj të dhënave të përdoruesve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>