Business & Management

Krahasimi i çmimeve mes Microsoft Office 2013 dhe Office 365

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Krahasimi i çmimeve mes Microsoft Office 2013 dhe Office 365

Para dy javësh, Microsoft-i njoftoi se do të lejonte që konsumatorët të “transportonin” Office 2013 nga një kompjuter në tjetrin.

Kjo deklaratë përkthehet në një ndryshim që i është bërë marrëveshjes së vjetër të licencimit, sipas së cilës përdoruesi kishte mundësi ta blinte një kopje dhe ta përdorte atë në PC-në ku e kishte instaluar, për sa kohë të dëshironte.Microsoft Office

Nga ana tjetër, me Office 365, nëse konsumatorët nuk paguajnë sërish për rinovimin e licencës, e humbasin aksesin në softuer.

Por cila është alternativa më e mirë nëse i referohemi çmimit?

Office 365 Home Premium, e cila kushton 100 $ në vit – ose 10 $ në muaj – përfshin mundësinë për të instaluar një version top-end të Office 2013 ose versionin business-esque për “Office for Mac 2011”, në deri pesë Windows PC ose Mac-ë.

Për t’i ndihmuar përdoruesit në përzgjedhjen e tyre mes Office 2013 dhe Office 365, redaktori i ComputerWorld Sharon Machlis, ka krijuar një përllogaritës bazuar në tre variabla:

– Numri i kompjuterave ku ju nevojitet Office

– Koha mes upgrade-ve (nënkupton sa shpesh jeni të gatshëm të kaloni në një version të ri të softuerit)

– Softueri i kërkuar

Meqenëse analistët thonë se koha mesatare e upgrade-ve është pesë vjet, ComputerWorld ka përdorur këtë shifër për të bërë llogaritjet. Megjithatë, jo të gjithë kalojnë në një version të ri të Office aq shpesh. Për shembull, ka ende kompani që vazhdojnë të punojnë me Office 2003 – e cila do të dalë “në pension” vitin tjetër. Ndërkohë që ka të tjerë që janë të gatshëm të kalojnë sa më shpejt nga Office 2010 në 2013-n.

Përfundim i ComputerWorld

Për ata që u duhet Office në katër ose pesë kompjutera rekomandohet të përdorin Office 365, ndërsa për ata që u duhet në tre ose më pak kompjutera, rekomandohet Office Home & Student 2013. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>