Harduer

Kostoja e prodhimit të Galaxy S8-ës është 35% më e lartë sesa e iPhone 7

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Rritja e kostove të prodhimit është rezultati i pashmangshëm i garës së egër mes Samsung, Apple dhe konkurrentëve ku secili përpiqet të qëndrojë në lojë. Kostoja e prodhimit të Galaxy S8-ës është 35% më e lartë sesa e iPhone 7 Photo Source: The Guardian

Telefoni i ri i Samsung, Galaxy S8, doli në shitje në disa vende të botës ditën e sotme. Çmimi i një telefoni të tillë pritet të arrijë 720 dollar pa subvencione sipas IHS Markit.

Sipas kësaj firme ndërtimi i Galaxy S8-ës i ka kushtuar goxha kompanisë. Me një kosto prej 307.50 dollarësh materiale, telefoni i Samsung lë pas edhe Apple iPhone i cili kushton 224 dollar me një avantazh prej 35%. Madje është 50 dollar më i shtrenjtë se paraardhësi Galaxy S7.

Rritja e kostove të prodhimit është rezultati i pashmangshëm i garës së egër mes Samsung, Apple dhe konkurrentëve ku secili përpiqet të qëndrojë në lojë.

Grafiku i paraqitur tregon se çfarë kostoje prodhimi kanë disa prej telefonëve më të mirë të kompanive. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>