Business & Management

Kosova bëhet anëtare e BERZH-it

Nov 17 2012
0 Shpërndarje
Kosova bëhet anëtare e BERZH-it

Kosova nga 17 dhjetori do të jetë anëtare e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH).

Në një komunikatë për opinion publik të kësaj banke thuhet se Bordi i Guvernatorëve ka miratuar një rezolutë për këtë çështje duke pasur parasysh se një pjesë e anëtarëve të saj nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Në komunikatë thuhet se: “Kosova do të bëhet anëtarja e 66-të e Bankës, në qoftë se më ose para 17 dhjetorit të vitit 2012, përmbush procedurat e brendshme për anëtarësim, siç përcaktohet në rezolutë, duke përfshirë pranimin Marrëveshjes së Themelimit të Bankës dhe pagesës për aksionet e saj”.

Pas anëtarësimit të Kosovës “Banka do të kërkojë që ta mbështesë ekonominë e Kosovës dhe të përmirësojë jetën e njerëzve atje, të lehtësojë tranzicionin dhe të kontribuojë në qëndrueshmërinë rajonale”.

Komunikata citon presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti, të ketë thënë se “Banka do të punojë për zhvillimin e sektorit privat, si dhe investime në përmirësimin e infrastrukturës dhe do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë, në përgjithësi”. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>