Karriere

Konsorciumi i Apple dhe Microsoft fiton patentat e Nortel

Jul 1 2011
0 Shpërndarje
Konsorciumi i Apple dhe Microsoft fiton patentat e Nortel

altNortel Networks kanë shitur në ankand publik patentat e mbetura të kompanisë përfshirë edhe disa nga patentat e teknologjive kryesore për një shumë prej 4.5 miliardë dollarëve në para të gatshme.Google, e cila ka ofruar 900 për patentat që u shitën në muajin prill nuk ishte në mesin e fituesve.

Fituesit e patentave të shitur të enjten ishin të mbledhur brenda një konsorciumi që përfshinte kompanitë si Apple, EMC, Ericsson, Microsoft, Research In Motion dhe Sony, të cilat janë bërë pronare të patentave të veçante gjatë ankandeve të realizuara gjatë të enjtes.

Kompania Ericsson do të kontribuoj me 340 milionë dollarë, ndërsa RIM me 770 milionë dollarë në transaksionin që pritet të realizohet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti.

Patentat e shitura përfshijnë më shumë se 6000 patenta dhe aplikime për patenta në fushën e wireless, wireless 4G, të dhënat në rrjet, patenta optike, të zërit, për internet, për ofrues shërbimesh, gjysmëpërçues dhe patenta tjerë, deklarojnë nga Nortel.

Kompania Nortel kishte falimentuar në janar të vitit 2009, dhe nga likuidimi i aseteve më parë kishte shitur CDMA(Code Division Multiple Access)-n e kompanisë për 1 miliardë dollarë të cilin e bleu kompania Ericsson, dhe rrjetin biznesor të ndërmarrjes për po aq para të cilin e bleu kompania Avaya.

Shitja e të enjtes ishte shitja më e shtrenjtë e realizuar edhe pse Google më herët gjatë vitit kishte arritur marrëveshje paraprake për të blerë patentat e mbetura për një shumë prej 900 milionë dollarësh. Megjithatë kjo dukej se ishte shifra fillestare në ankand që arriti deri në 4.5 miliardë dollarë në fund të ditës.

Lajmet e fundit>