Internet

Konektiviteti i Shqipërisë me internetin arrin në 30 Gbps

Sep 20 2012
0 Shpërndarje
Konektiviteti i Shqipërisë me internetin arrin në 30 Gbps

Kapaciteti i lidhjes së Shqipërisë me internetin global ka arritur në 30 Gbps. Sipas të dhënave më të fundit, krahasuar me një vit më parë, konektiviteti i Shqipërisë me rrjetin rezulton të jetë rritur me rreth 75%.

Më konkretisht, Albtelecom ka një konektivitet me rrjetin global prej rreth 20 Gbps, nga 11 Gbps që kishte një vit më parë.

Ndërsa operatorët alternativë kanë një konektivitet prej rreth 10 Gbps, nga 6.2 Gbps që kishte një vit më parë.

Këto të dhëna dëshmojnë për ritmet e shpejta të rritjes së përdorimit të internetit në Shqipëri, por njëkohësisht edhe për përmirësimin e cilësisë së lidhjeve.

Tipar i tregut gjatë këtyre dy viteve të fundit është se, kundrejt të njëjtave tarifa, operatorët ofrojnë një shpejtësi lidhjeje më të lartë. Tashmë, shpejtësia e lidhjes për paketat e internetit nis nga 1 Mbps, ndërsa për Albtelecom paketa bazë nis nga 2 Mbps.

Sipas të dhënave më të fundit, Shqipëria ka rreth 189 mijë abonentë interneti, nga të cilët 152 mijë me linja fikse dhe 37 mijë me lidhje të lëvizshme 3G. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>