Siguri

Komuniteti i zhvilluesve të Nokias ende offline

Aug 31 2011
0 Shpërndarje
Komuniteti i zhvilluesve të Nokias ende offline

Faqja e komunitetit zhvillues të Nokias ishte hakuar dhe disa e-mail adresa të anëtarëve të këtij komuniteti kishin qenë të qasshme nga sulmuesit, thotë ndërtuesi i telefonave celularë. Faqja ishte ndalur dhe në vend të pamjes së zakonshme, paraqet një deklaratë nga ndërmarrja për sulmin.

Nokia tha që gjatë hetimeve në të cilat ka kaluar zbuloi që një tabelë e bazës me të dhëna që përmbante e-mail adresat e anëtarëve të zhvilluesve në forum ishte e qasur, duke zbuluar një dobësi në softuerin e bordit të bulletinit që mundësoi sulmin helmues injektiv në SQL.

Baza e të dhënave ku është bërë qasja përfshin e-mail adresat dhe, për më pak se 7% të atyre që kanë zgjedhur të hyjnë në profilin publik, ose thënë ndryshe datëlindjet, URL të faqes së ballinës ose pseudonimet për shërbimet AIM, ICQ, MSN, Skype ose Yahoo. Fatmirësisht, informatat e ndjeshme si fjalëkalimet ose të dhënat e kredit kartelave nuk kishin qenë të qasshme.

Pas adresimit të dobësisë fillestare, Nokia tha që e vendosi offline komunitetin e zhvilluesve si masë paraprake, derisa të bëhen hetimet e mëtutjeshme dhe përmirësimet në siguri. Seksioni i komunitetit të zhvilluesve gjatë të martës është poshtë./cio.al

Lajmet e fundit>