Data Center

Kompjuterika Cloud: Këshilla për të “çmendurit” pas kontrollit

Apr 29 2011
0 Shpërndarje
Kompjuterika Cloud: Këshilla për të “çmendurit” pas kontrollit

Kompjuterika cloud prezanton një sfidë analoge me shërbime që ne dëshirojmë t’i përdorim, por nuk i kontrollojmë në të vërtetë. Ndoshta në një afat të shkurtër kohor nuk mund ta vëreni, por nëse planifikoni të keni aplikacione cloud operacionale gjatë viteve në vijim, ky mund të jetë vërtet një problem i madh. Cilat strategji duhen përdorur gjatë përballjes me një problem të paevitueshëm të kontrollit cloud?

Cloud privatë

Në zgjerimet e cloud privat, organizata juaj ka paguar shitësit për shërbimet ose ka paguar zhvilluesit e vet për t’i krijuar ato. Por kjo nuk do të thotë se shërbimi do të jetë më të vërtetë i dobishëm: kontrolli i sigurisë dhe privilegjet e aksesit të përdoruesve duhen mirëmbajtur, madje edhe me evoluimin e shërbimeve si dhe shtimin e përdoruesve të rinj. Për shembull, nevojat e shitjeve të CRM-së duhet të jenë në gjendje të ndërveprojnë me përqindjet e sistemit të llogaritjeve, në mënyrë që përfaqësuesit të jenë në gjendje të planifikojnë pagesat, kurse menaxherët e shitjeve të jenë në gjendje të dizajnojnë kontekstet e shitjeve për semestrin vijues.

Për shkak se përqindjet janë të dhëna shumë të privilegjuara kompensimi, llogaritja cloud mund të ofrojë kontroll më të kujdesshëm se kush mund të shohë çfarë. Teksa llogaritja cloud ndërkohë zgjerohet nga skuadra juaj, politikat e sigurisë duhet të modifikohen në atë mënyrë që të jenë plotësisht të sakta brenda domain-it të cloud. Mirëpo ndryshimi i këtyre politikave në CRM cloud nënkupton që përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të shohin ato gjëra që duhet të shohin.

Këto probleme aksesi dhe sigurie janë hasur që në fillim kur cloud është integruar, por ekziston nevoja për një mekanizëm të vazhdueshëm për akomodimin dhe evoluimin, që shfaqet në mënyrë të paevitueshme gjatë tërë shërbimeve cloud në të cilat ju vareni. Natyrisht, ekzistojnë vegla dhe infrastrukturë që premtojnë ta bëjnë shumë të lehtë qeverisjen e SOA. Por realiteti që shoh unë me klientët është se kjo zgjidhje ka të bëjë më shumë me njerëzit, politikat si dhe ndarjen e informacioneve sesa me blerjen e produkteve. Tetëdhjetë për qind e problemeve do të rregullohen me njerëzit që dinë si të shkruajnë dhe janë të provuar si të menaxhojnë problemet e cloud. Derisa ju duhet një njohuri bazë si pjesë e shtrirjes dhe qeverisjes së një produkti SOA, pse të mos filloni me disa gjëra themelore dhe të shihni se deri ku mund t’ia dilni?

Cloud publikë

Cloud publikë ju ofrojnë mundësinë për kontroll të plotë. Mirëpo ky kontroll rrit kostot gjatë kalimit të kohës si në operacione ashtu edhe në punë. I tërë qëllimi i cloud publik është që të thjeshtësojë leximin, shkallëzimin dhe infrastrukturën operacionale të cilën nuk jeni në gjendje ta dyfishoni. Për dallim, përdorimi i cloud publik nënkupton kosto më të ulët dhe staf më të thjeshtë… mirëpo do t’ju duhet të hiqni dorë nga kontrolli. Shitësit me të cilët punoni mund të jenë shumë akomodues, por në fund të fundit ata duhet të menaxhojnë shërbimet e tyre në interes të biznesit që ushtrojnë.

Për shembull, ju nuk mund të kontrolloni frekuencën dhe kohën e ndreqjes së prishjeve dhe lançimin e veçorive që mund të ndikojnë si në veçori ashtu edhe në detajet e kontrollimit të aksesit. Derisa nuk keni kontroll eksplicit, atëherë strategjia këtu është përgatitja dhe testimi paraprak. Shitësit më të mirë cloud do të lançojnë shënime dhe versione preliminare të funksioneve të tyre disa javë para lançimit final. Skuadra juaj duhet të analizojë ndikimin e ndryshimeve të shërbimit dhe të bëjë testime  të cloud të ndryshuar në të cilët jeni të lidhur. Fatkeqësisht, ky testim paraprak nuk mund të mbulojë çdo gjë për shkak se mjedisi juaj nuk mund të jetë gjithëpërfshirës dhe realist. Për konfigurime të mëdha të cloud, do të thotë se duhet të punoni dhe testoni gjatë fundjavës, në mënyrë që këto ndryshime të mos ndikojnë në punët tuaja. Nëse përdorni një shërbim publik cloud për të cilin nuk paguani, keni edhe më shumë leverdi.

Për shembull, një hartë me gjeolokacion mund të jetë shumë e mirë… por çfarë ndodh nëse ky shërbim falas ndërpritet? Skuadra juaj duhet të identifikojë nëse ofruesi cloud është larguar nga biznesi apo e ka bërë këtë shërbim falas me pagesë. Zakonisht, do të ekzistojnë disa alternativa me veçori variuese dhe kosto tranzitore. Nëse jeni me fat, një shërbim i përshtatshëm cloud do të ketë një kod të hapur. Dhe nëse është ashtu, ju mund të kontribuoni për një organizatë (universitet apo asociacion industrial) që dëshiron ta mbajë atë shërbim në të ardhmen. Në fund të fundit, ju mund ta fusni atë shërbim në cloud tuaj privat, nëse dëshironi të siguroheni. Çelësi është të bëni zgjedhje të vëmendshme duke u bazuar në koston dhe ndikimin e biznesit.

David Taber është autor i librit të ri Prentice Hall, “Salesforce.com Secrets of Success” dhe është CEO i SalesLogistix.

Lajmet e fundit>