Siguri

Kompjuterika cloud do të rrisë kërkesën për profesione në sigurinë e IT-së

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Kompjuterika cloud do të rrisë kërkesën për profesione në sigurinë e IT-së

Hulumtuesit Frost & Sullivan anketuan 7547 anëtarë të ofruesve të edukimit mbi sigurinë (ISC) gjatë vjeshtës së vitit të kaluar dhe kanë arritur në përfundimin se shumica e të anketuarve besojnë se kompjuterika cloud do ta rrisë ose do ta mbajë në këto nivele kërkesën për profesionistë të sigurisë së IT-së. “Rreth 50 për qind mendojnë se kërkesa për profesionistë të sigurisë do të rritet për shkak të kompjuterikës cloud”, tha John Colley, drejtor menaxhues i EMEA-s në (ISC)2 gjatë konferencës Infosecurity European në Londër. Të anketuarit që punojnë në IT (55 për qind) mendonin se kërkesa do të rritet, të ndjekur nga të tjerët që punojnë në shërbime, telekom dhe media (51 për qind) dhe ata që punojnë për qeverinë në rolet e mbrojtjes (50 për qind).

Sipas mesatares, rreth 38 për qind e të anketuarve besojnë se kompjuterika cloud do të ketë të njëjtën kërkesë. Ky tregues ishte shumë i fuqishëm në mesin e profesionistëve të IT-së që punojnë në shitje (44 për qind) dhe pajisje (44 për qind).
Sidoqoftë, vetëm gjashtë për qind mendojnë që kërkesa për punonjës në sigurinë e informatave do të bjerë.
Sipas Colley, rreth gjysma e të anketuarve përdorin kompjuterikën cloud “në një mënyrë ose tjetër”, qoftë cloud publik apo privat.Anketa ka treguar se brengat kryesore të kompjuterikës cloud për të anketuarit ishin ekspozimi i informacioneve sensitive te sistemet ose personeli i paautorizuar dhe humbja e të dhënave konfidenciale.

Pika e tretë më brengosëse ishte sistemi i dobët dhe/ose kontrolli i aksesit të aplikacioneve, e ndjekur nga mundësia për sulme, e cila ishte një brengë e madhe “Rreth 50 për qind mendojnë se kërkesa për profesionistë të sigurisë do të rritet për shkak të kompjuterikës cloud.” për punonjësit në organizatat qeveritare, deklaroi Colley.Çuditërisht, shkathtësia më e përmendur që kërkohet nga profesionistët e sigurisë së informacioneve janë njohuritë e detajuara për kompjuterikën cloud. Kjo pasohet nga një kusht për njohuri të zgjeruara teknike dhe pastaj aftësia për negocim kontratash.Raporti i pestë vjetor i (ISC)2, që do të mbulojë aspektet e tjera të punonjësve të sigurisë së informacioneve, si për shembull ndikimi i mobilitetit dhe mediat sociale, do të lançohet më 17 shkurt.

Lajmet e fundit>