Harduer

“Kompjuterët e lagur”, zhyt pajisjen elektronike për ftohje pa e dëmtuar

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
“Kompjuterët e lagur”, zhyt pajisjen elektronike për ftohje pa e dëmtuar

PCKërkuesit në Universitetin e Leed menaxhuan zvogëlimin e harxhimit të energjisë duke e ftohur midis 80% deri në97%- një njësi jo kaq shumë e parëndësishme, duke i lagur komponentët eletronikë në një ftohës të lëngët.

Zakonisht elektronikët nuk duhet ti përziesh me lëngjet, por Dr.Jon Summers, që drejtoi grupin e kërkimit të përgjegjshëm për këtë veprim, tha se lëngu që ata përdornin ishte diçka shumë intereste. Ndryshe nga lëngjet e tjerë, lëngu 3M Novec, ftohësi i lëngshëm i pandezshëm që grupi përdori, nuk shkakton elektricitet, që do të thotë që nuk shkakton rrezik për grupin e punës nëse bien në kontakt me të.

Kompjuterët ftohës të lëngshëm nuk janë një fenomen i panjohur. Ne kemi parë përdorimin e vajit mineral në një varietet përdorimesh edhe më parë. Gjëja më interesante nga ky kërkim është sasia e energjisë e ruajtur.

Sipas kërkuesve, ky sistem ftohës i lëngshëm është “një proces ftohësi i lëngshëm i një gjenerate të ardhshme, dhe varet nga ndryshimi natyral i nxehtësisë.” Sistemi Icetop sipas raportit përdor një energji 80 vatshe dhe është i aftë të funksionojë pa kërkesat e një qendre të dhënash normale si , kondicionimi, sistemet e kontrollit të lagështisë dhe pastrimit të ajrit.

Ndërkohë që sistemi i lojërave Falcon Northwest Tiki që PcWorld testoi verën e kaluar përdori një furnizim energjie 450-vatshe. (CIO Albanian)

Tags >

pc
Lajmet e fundit>