Karriere

Kompensimi më i mirë, element kyç në mbajtjen e talentëve të IT-së në kompani

Feb 23 2014
0 Shpërndarje
Kompensimi më i mirë, element kyç në mbajtjen e talentëve të IT-së në kompani

hp-a-salary-flParatë nuk janë gjithçka por janë një fillim i mbarë. Me rimëkëmbjen e ekonomisë pas krizës së viteve të fundit, riprojektimi i strategjisë suaj të kompensimit mund t’ju ndihmojë të mbani dhe rekrutoni talentet më të mëdha të teknologjisë.

Sipas një sondazhi nga Payscale’s, kompani e specializuar në kompensimin e të dhënave, 72 % e të anketuarve presin që situata finaciare t’ju përmirësohet gjatë këtij viti, ndërsa 60 % u përgjigjën se mbajtja e top-talenteve me performanca të larta është shqetësimi kryesor teksa ekonomia rigjenerohet.

Payscale’s 2014 Compensation Best Practices Report bazohet në të dhënat e mbledhura nga mbi 4700 të anketuar të cilët i përkasin fushave të burimeve njerëzore, menaxherëve ekzekutues apo pozicioneve të tjera të ngjashme. Raporti nxjerr në pah se pavarësisht madhësisë së industrisë, mbajtja e talenteve është shndërruar në prioritetin kryesor të liderve të biznesit.

Kriza ekonomike e viteve të fundit i ka bërë kompanitë më pak të shqetësuara mbi kompensimin për shkak se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve ishin të lumtur që e kishin të paktën atë punë. “Por, teksa ekonomia përmirësohet, ne u kujtojmë vazhdimisht klientëve tanë se top talentet e tyre mund të largohen për të gjetur mundësi më të mira. Kompensimi nuk është i vetmi faktor, por, nëse nuk e aplikon siç duhet, përfitimet e tjera nuk janë edhe aq tërheqëse,” shprehet Tim Low, zv. president i sektorit të marketingut në Payscale.

Grafiku i mëposhtëm tregon se sa prej kompanive e kanë konsideruar mbajtjen e top talenteve shqetësimin kryesor ndër vite.

021114_pie_chartsSipas këtij sondazhi, 88 % e të anketuarve u shprehën se organizatat e tyre kanë planifikuar të ofrojnë rritje rroge këtë vit. Kjo është një prej mënyrave efikase të mbajtjes së top talenteve në kompani dhe reduktimit të mundësive që ata të shkojnë tek konkurrentët tuaj.

Tags >

it
Lajmet e fundit>