Siguri

Kompanitë vazhdojnë të përdorin versione tepër të vjetra të Java-s

Mar 30 2013
0 Shpërndarje
Kompanitë vazhdojnë të përdorin versione tepër të vjetra të Java-s

javaPavarësisht lajmeve të vazhdueshme mbi dobësitë që ka pasur Java kohët e fundit dhe rreziqet që mund të sjellin ato lidhur me sigurinë, një numër i madh organizatash ende përdorin versione që janë tepër të vjetra, ndonjëherë edhe të viteve të kaluara.

Këto konstatime vijnë nga një sondazh i realizuar nga Websense.

Firma ka mbledhur të dhëna nga miliona burime dhe ka zbuluar se tre të katërtat e tyre përdornin versione që ishin të paktën gjashtë muaj të vjetra, duke i ekspozuar kompjuterat ndaj një rreziku tepër të madh mbi sigurinë.

Një pjesë jo e vogël ishin madje edhe mbi katër vjet të vjetra, që është një shifër e paimagjinueshme në botën e sotme teknologjike e cila lëviz me sekonda.

Vetëm një në njëzet kompjutera u vlerësuan se kishin versionin më të fundit të Java-s.

“Këto të dhëna tregojnë se mbi 77% e përdoruesve në studimin tonë përdorin versione të papërshtatshme të Java-s, të cilat kanë mangësi të theksuara që janë rregulluar më vonë nga Oracle,” deklaroi Websense. Situata lidhur me sigurinë e Java-s ka qenë një temë tepër delikate gjatë muajve të fundit.

Një pjesë e analistëve këshillojnë që bizneset të mos e përdorin fare Java-n duke e çaktivizuar plotësisht atë për të mënjanuar rreziqet e shpeshta që vijnë vazhdimisht nga dobësitë e saj. (CIO Albanian)

Tags >

java
Lajmet e fundit>