IT Organizate

Kompanitë të dëshpëruara në kërkim të talenteve të Linux

Feb 25 2013
0 Shpërndarje
Kompanitë të dëshpëruara në kërkim të talenteve të Linux

LinuxJa një lajm i mirë për profesionistët e teknologjisë së informacionit me aftësi në Linux. Fonadacioni i Linux edhe faqja e karierës Dice nxorën një raport me informacione interesante mbi karrierat e profesionistëve në Linux.

“Raporti i 2013 për punët e Linux tregon për mundësi të panumërta për të gjithë të sapo diplomuarit edhe profesionistët teknolog që kërkojnë të bëjnë karrierë në Linux” tha Amanda McPherson, zëvendëse presidente e marketingut edhe e zhvillimit të programeve te Fondacioni i Linux.

Raporti përfshin informacione të mbledhura muajt e fundit që tregojnë për 850 menaxherë të punësuar edhe 2600 profesionistë të Linux. Ja disa nga gjërat kryesore që u zbuluan në raport.

1. Më tepër plane punësimi

Sipas këtij raporti 93% e menaxherëve shpresojnë të punësojnë një profesionist të Linux brenda gjashtë muajve në vazhdimësi, ndërkohë që raporti i vjetshëm për të njëjtën çështje paraqet një shifër prej 89%.

2. Një grup aftësish eksluzive

Sipas menaxherëve është më e vështirë të gjesh talente me aftësi të kompletuar në Linux. Sipas raportit 9 nga 10 menaxherë të intervistuar thanë se gjetja e talenteve të Linux është më e vështirë, madje edhe duke e krahasuar dhe me raportin e vjetër, ku ky problem shfaqej vetëm tek 8 nga 10 menaxherë.

3. Rekrutuesit kanë nisur gjuetinë

75% e profesionistëve në Linux që u morën në intervistë këtë vitë thanë se kanë marrë minimumi një telefonatë nga rekrutuesit për punë gjatë gjashtë muajve të kaluar. “Këta profesionistë po ndiqen nga punonjësit që i’u ofrojnë rroga edhe bonuse të larta” vuri re Fondacioni i Linux.

4. Administratorët e Sistemeve në krye të listës

Raporti vuri gjithashtu në dukje se administratorët e sistemeve janë ndër më të kërkuarit ndër profesionistët e Linux. Ky trend vjen si pasojë e zhvillimit të përdorimt të Linux në teknologjinë re(cloud) edhe numrit të madhë të të dhanave që komanitë kanë. Gjiashtu në krye të listës ishin edhe zhvilluesit e operacioneve. “Kjo rritje në kërkesë krahasuar me vitin e kaluar tregon për tregun e vet të punës që kanë krijuar profesionistët e Linux” pëfundon duke thënë Alice Hill, drejtore menaxhimi në Dice.com dhe presidente e Dice Labs.” Për profesionistët e Linux, trendi është shoku juaj, sigurohuni të shfrytëzoni mundësitë që ju ofron në tregun e karrierës”. (CIO Albanian)

Linux info

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>