Aplikacione

Kompanitë nuk shfrytëzojnë të dhënat nga Social Media

Mar 13 2012
0 Shpërndarje
Kompanitë nuk shfrytëzojnë të dhënat nga Social Media

Një sondazh i realizuar nga IBM SHARE user group ka zbuluar që vetëm 25% e kompanive respodente shfrytëzon të dhënat që mbledhin nga rrjetet shoqërore për qëllime biznesore, megjithëse shumica e kompanive planifikojnë të bëjnë këtë në të ardhmen.

Studimi, i cili është realizuar nga Unisphere Research dhe është sponsorizuar nga Marist University dhe Big Blue, ka zbuluar që më shumë se gjysma e kompanive amerikano-veriore dhe evropiane që kanë marrë pjesë në sondazh planifikojnë të investojnë më shumë në veglat inteligjente biznesore të lidhura me rrjetet shoqërore brenda dy viteve të ardhshme.

“Rrjetet shoqërore dhe grupet thithëse të informatave po krijojnë një bazë me të dhëna të shumta që mund ti mundësojnë kompanive dhe organizatave të fitojnë avantazhe konkurruese dhe të përmirësojnë performancën. Këto të dhëna ofrojnë informata të hollësishme për sjelljet e konsumatorëve, reputacionin e brendit, dhe përvojën e konsumatorit në përgjithësi,” shkruan në përmbledhjen e rezultateve të sondazhit.

SaaS- dhe veglat për social media të bazuara në cloud do të shohin një ngritje më të ngadalshme në përdorim, sipas studimit. Derisa vetëm 15% e respodentëve janë shprehur që ata planifikojnë të përdorin sisteme të tilla vitin e ardhshëm, kjo përqindje do të duhej të rritej edhe më shumë në dy-tri vitet e ardhshme.

Mosha e re e teknologjive të përfshira në këtë treg e ka bërë më të vështirë të identifikohen trendet përfundimtare në volumin e të dhënave, hostingut dhe fushat tjera, gjithnjë sipas hulumtuesve. Kjo është forma që është parë më herët dhe që ka kontribuar në pavendosmërinë e vazhdueshme në tregun cloud.

Lajmet e fundit>